TECet lundruese paradoks apo pisllëk

TECet lundruese paradoks apo pisllëk

Lapsi.al në shkrimin e sotëm për TECet lundruese shkruan se në kohën që u firmos kontrata, pra në Prill 2022, "marrja me qira e dy TEC-eve kishte logjikë”.

Kjo është totalisht e pasaktë.

E para, lufta në Ukrainë rëndoi krizën e energjisë dhe solli rritjen e çmimit të energjisë elektrike, për shkak të cmimit dhe disponueshmërisë së lëndëve djegëse fosile, naftë e gaz. Dhe të luftosh krizën duke paguar që të fusësh në sistem atë që ka shkaktuar krizën, pra naftën e gazim, specifikisht në Shqipëri që si vend nuk ka asnjë element të infrastrukturës së prodhimit të gjenerimit të energjisë elektrike me bazë fosile është minimalisht vendim i gabuar.

E dyta, tenderi është zhvilluar në Janar, para se të fillonte lufta në Ukrainë. Në këtë kohë dhe para kësaj, qysh në Tetor kur Qeveria shpalli emergjencë e energjisë rritja e cmimeve ndodhi, pasi vendet po bënin përpjekje të forta për të larguar fosilet si burim energjie për elektricitet për efekt të ndryshimeve klimatike dhe po orientoheshin fort tek energjitë e rinovueshme. Dhe këtu është paradoksi shqiptar, që duke qënë vend me 100% me energji të rinovueshme merr vendim ta përballoj emergjencën e energjisë me energji nga burimet fosile. Paradox apo pisllëk?

Për të qënë të saktë vendimi i qeverisë për emergjencën në Tetor 2021 ishte fare korrekt. Ky vendim nuk përmëndte si faktor për daljen nga emergjenca burimet fosile dhe kishte një afat deri në 15 Prill 2022. Sipas këtij vendimi do të ishte korrekte të merreshin disa masa të shpejta për kursim, për eficençë të energjisë dhe shpejtimin e investimeve dhe lehtësim, apo dhe subvencion për energji të rinovueshme, sidomos për energjinë diellore, ku dhjetra apo qindra kërkesa nga biznesi Qeveria i kishte në sirtarët e vet. Në parantezë, nëse këto 70 milion Euro, që  Qeveria do paguaj për qiranë e TECeve do ti kishte destinuar për energji diellore, sot Shqipëria mund të kishte një shtesë kapaciteti rreth 100 MW energji diellore, aq sa TECi lundrues, për ta përdorur atë për 30 vjet.

KESH pas VKM së Tetorit për emergjencë i kërkon Qeverisë që vendimi për emergjencën të specifikoi nevojën për burime fosile për prodhim energjie. Duket se dikush, apo disa në këtë moment i ka shkuar mëndja për TECin e Bangladeshit. Kush? Cilët?.

Qeveria pranon kërkesën e KESH dhe ndryshon vendimit e Tetorit në Dhjetor, sipas të cilit i hapej rruga instalimit për emergjencën e energjisë impianteve me burime fosile për 1- 2 vjet.

KESH në mënyrë jo të çuditshme organizon tender në Janar për impiant termik, por që të jetë me naftë të rëndë dhe të jetë i lundrueshëm dhe të instalohet në Vlorë, për 2 vjet, pra egzaktësisht si TECi që gjëndej në Bangladesh. Megjithatë në tender merr pjesë dhe një kompani e fuqishme, por që nuk ofronte impiant të lundrueshëm, por toksor dhe që i duheshin 8 ditë për të instaluar impiantin potencialisht kudo në Shqipëri. Kjo kompani skualifikohet dhe fiton kompania offshore, Excelerate Energy Global Operation, që pas ca ditësh pasi ka firomos kontratën blen TECin e Bangladeshit 15 milion USD, i cili prej më shumë se 16 muaj është në remont dhe deri tani-siç thotë Balluku- ka mbaruar gjysma e remontit e nuk dihet kur do mbaroj gjysma tjetër.

Ah dhe dicka. Më 31 Dhjetor 2023 mbaroi emergjenca e energjisë shpallur me VKM në Tetor 2021 dhe shtyrë disa herë.

Cfarë mund të bëhet tani? Emergjenca ka mbaruar. Kompania amerikane na gënjeu që do na zgjidhte problemin e emergjencës 2 vjet më parë. Hallall që bëri remontin pa lek në Vlorë. Go out of Vlora, noë. Vlora është Maldive e Europës.