TECi i Roskovecit si incenerator i Elbasanit, fasadë e shumëkombsheve të naftës për të vjedhur Shqipërinë.
Qeveria me papërgjegjshmërinë dhe media me heshtjen ushqejnë vjedhjen e madhe.
TECet në Shqipëri nënkuptojnë vjedhje të mëdha.
TECi i Vlorës ndërtuar nga Tecnimont me zero punë rezulton një vjedhje rreth 200 milion USD.
TECi i Bangladeshit prej Excelerate Energy, po në Vlorë me zero punë pritet të firmoset vjedhja rreth 70 milion USD. Drejtori i ri KESH nga dita në ditë me papërgjegjshmëri të çuditshme pritet të firmosë dorzimin e milionave. Kompania austriake Ivicom Holding ka paditur Shqipërinë në Dhomën e Arbitrazhit të Stokholmit, duke kërkuar 150 milionë euro dëmshpërblim për kontratën e TECit të Korcës prej 500 MW.
Tani është rradha e gazjellësit TAP (Trans Adriatic pipeline), i cili përshkon nga Lindja në Perëndim Shqipërinë pa paguar asnjë cent, për përdorimin e territorit shqiptar, po bëhet gati për vjedhjen e madhe.
Duket po e fillon me TEC të Roskovecit, që i duhet si një fasadë për të kërcyer pas tij tek TECet në Vlorë e gazifikimi i Korcës duke u bërë i besueshëm tek qeveritë e Ballkanit dhe bankat për të shitur gaz në Ballkan duke shqyer territore të tjera të Shqipërisë, me 2 gazsjellës të tjerë në Veri të vendit, respektivisht Gazsjellesin Jonian Adriatik dhe Unaza Balkanike e Gazit, teksa Qeveria pranon me lehtësi e kënaqësi shqyerjet dhe lyerjet ( duhet thënë dhe kjo).
Në këtë shqyerje TAP, që ka brenda 4 shumëkombëshe britanike, spanjolle, Italiane, Belge (respektivisht BP, Enagas, Snam, Fluxys) dhe kompaninë shtetërore të Azerbajxhanit SOCAR do bashkëpunoj dhe me shumëkombëshet amerikane Excelerate Energy dhe ExxonMobil nëpërmjet terminalit të gazit të lëngshëm dhe rigazifikimigjirit në Gji të Vlorës. Në këtë bashkpunim kemi dhe marrëveshjen me kompaninë bullgaro-amerikane Overgas.
Fasada e TEC të Roskovecit si inceneratori i Elbasanit
Vjedhja me inceneratorët nuk ndodhi në rrugë e sipër. Ajo ishte vjedhje e planifikuar. Projektuesit e vjedhjes, padyshim një bashkpunim Italiano-shqiptar bënë një sakrificë të vogël duke harxhuar pak dollar për të ndërtuar në fillim një fasadë me inceneratorin e Elbasanit, duke mbledhur pjesë andej këtej, ndonjë pjesë edhe firmato, si “siemens” përshembull, që do duhe të tregohej në inagurim. Natyrisht fasada duhet të ishte jo vetëm në paraqitje, por edhe të mund të nxirrte tym dhe të mund turbina të prodhonte ndonjë Kw energji. Fasada shërbeu për të vazhduar vjedhjen e madhe me incenerator të Fierit dhe të Tiranës.
TAP i duhet një fasadë për të vazhduar me planin pervers të miratuar nga qeveria e Shqipërisë për gazifikimin e vendit, për ta përdorur këtë për tregje të reja në Ballkan e më gjërë. Duket se është konsumuar shumë fasada me sjelljen në jetë të TEC të Vlorës, për shkak të 200 milion USD të buxhetit të shtetit të harxhaur aty dhe që vazhdojnë të harzhohen për mirëmbajtjen e këtij TECi të vdekur. Dhe ka zgjedhur Roskovec.
TAP në bashkpunim me Qeverinë shqiptare dhe me heshtjen e mediave kanë arritur të marrin deklaratën mjedisore prej ministers znj. Kumbaro në fund të vitit të kaluar, natyrisht në varg të madh shkeljesh ligjore, duke menduar se edhe komuniteti i zonës së Roskovecit nuk do të kundërshtonte. Qeveria duket e relaksuar, pasi investimi do jetë privat, pra nuk do sulmohet shumë për shpërdorim të buxhetit, por vetëm për favorizime.
Favorizimi më i madh është vendndodhja e ndërtimit të TECit të Roskovecit me kapacitet 170 MW në mes të një hapsire të madhe bujqësore me prodhimtari të madhe të produkteve bujqësore dhe me familje që kanë bujqësinë aktivitet kryesor. Nuk është vetëm shkelja ligjore e zënies së tokës bujqësore për ndërtim industrial, por dhe kontaminimi i produkteve bujqësore prej ndotësve të ajrit tokës dhe ujrave shkaktuar nga djegja e fosileve në hapsira me rreze edhe mbi 5 km. Konsumi i madh i ujit për ftohje që kërkon ky TEC është asfiksim i zonës me pak ujë edhe të ujrave nëntoksore. Po përfitimi i komunitetit? Si shpesh në këto raste edhe rojet merren nga zona të tjera, për arësye sigurie. Po përfitimi i shtetit shqiptar? Qeveria ka menduar edhe për përfitimin. Qeveria ka shpallur se falë TECit të Roskovecit dhe TECeve të tjera në Vlorë etj., dhe gazifikimit të Korcës Shqipëria do të bëhet (Qeveria nuk përmend TECet) do të bëhet exportues neto i energjisë elektrike në vitin 2030.
Nëse lejohet që TECi Roskovecit të marrë rrugë, atëhere do të ketë hyrje dalje të tjera nga TAP, në Fier e ndoshta Korcë, do të ndërtohet terminali i gazit të lëngshëm dhe rigazifikimit në Vlorë, do të ndërtohen TECe, gazsjellësa e linja gazi, të shkurtëra e të gjata për gazifikim etj, që do të sjelli ngurtësim të kapitalit të shqiptarëve të vlerësuar në rreth 5 miliard USD, që do të rrënojnë ekonominë e brishtë shqiptare. Këtu nuk mund të mos përmendim parimin e kontratave të kompanive të gazsjellsave, pra dhe të TAP “merre os paguaj”, që do të thotë që Shqipëria mund të paguaj gazin për TECet edhe për 30 vjet edhe sikur TECet të mos punojnë ( sikundër nuk punojnë edhe tani, pasi së paku janë më të shtrenjtë) Vec kësaj ndotja gjigande do mbetet në territorrin e Shqipërisë, duke përkeqësuar ndjeshëm jetën e banorve të saj edhe nëpërmjet dëmtimit të 2 shtyllave kryesore të ekonomisë shqiptare, bujqësisë dhe turizmit. Nuk përmendet rritja super e madhe e emesioneve të gazrave serë (CO2), të gjeneruara nga industria fosile e instaluar në vend, pasi Qeveria edhe pse ka detyrime ndërkombëtare për reduktimin e CO2 këtë faktor ajo e injoron plotësisht.
Si mund të ndalet vjedhja e madhe nga “tigrat e fosileve”?
Një grup i gjërë ambjentalistësh dhe qytetarësh të angazhuar me mjedisin në konferencën në 7 Dhjetor në Vlorë kanë firmosur dokumentin “DEKLARATA E VLORËS”. Në këtë dokument kërkohet që deri në vitin 2030 Shqipëria të bëhët vendi me 100% te prodhimit dhe konsumit të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme. Një model qe e meriton, pasi aktualish Shqipëria është vend që 100% të prodhimit të energjisë elektrike e ka nga burime të rinovueshme.
Kjo ndodh pa shumë përpjekje. Qeveria duhet të cbllokoj kërkesat e lejeve për impiante fotovoltaike dhe të erës dhe te përmisoj infrastrukturën e transmetimit të energjisë elektrike.
Kthimi tek burimet fosile për prodhimin e energjisw fosile në Shqipëri është thjesht një përzjerje e papërgjegjshmërisë qeverisëse me korrupsion të përmasave gjigande.
Lavdosh Ferruni