Shpallet konkursi ndërkombëtar për parkun e Vjosës, Rama: Potencial i jashtëzakonshëm turistik
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot shpalljen e konkursit ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale të Parkut Kombëtar të Vjosës.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Rama theksoi se ky projekt që do t’i shërbejë rrugës së ngritjes në një nivel tjetër të këtij parku me potencial të jashtëzakonshëm turistik.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe në Ditën Botërore të Lumenjve, me kënaqësinë e shpalljes së konkursit ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale të Parkut Kombëtar të Vjosës, që do t’i shërbejë rrugës së ngritjes në një nivel tjetër të këtij parku me potencial të jashtëzakonshëm turistik, ju uroj një të dielë të paqtë 🙏🏻”, shkruan Rama.