Rama në një lojë të pisët në Baku?

Më dt 12 pasdite u dha shkarazi lajmi shumë i rëndësishëm për marrveshjen e firmosur nga Qeveria e Shqipërisë me Qeverinë e Azerbajzhanit për gazifikimin e Korçës dhe të Shqipërisë, paradoksalisht në samitin botëror të klimës, ku marrin pjesë 196 udhëheqës botëror. Në mediat më të mëdha në Shqipëri nuk u dha lajmi në emisionet kryesore të mbrëmjes.
E pa parë në këto 30 vjet, që në të gjitha gazetat, por vërtet në të gjitha, të datës 13 Nëntor 2024 nuk kishte asnjë lajm për samitin botëror të klimës dhe natyrisht asnjë lajm as për praninë e delegacionit shqiptar me në krye Ramën, ministret Balluku e Kumbaro, si dhe kryetarin e grupit parlamentar të partisë në pushtet, z Peleshi në këtë samit botëror.
Lajmi sipas arkitekteve të punëve të pista duhej fshehur, pasi nuk mund të flitej për gazifikim të Shqipërisë, që do të thotë rritje gjigande të sasive të emetimeve të gazrave serë, pikërisht në samitin që po ndodh e ku kërkohet reduktimi i këtyre emetimeve?!
Do fliste të nesërmen kryeministri i Shqipërisë dhe sfondi fosil i marrveshjes duhej mbajtur në heshtje,
Rama në fjalën e tij bën një “spektakël” duke kritikuar udhëheqësit botëror, ndërsa qëndronte e eklipsuar marrveshja e gazifikimit bërë prej tij një ditë më parë dhe duke i dhënë edhe mediave të huaja një detaj estetik, me të cilin mund të merreshin, Reuters, Euronews, etj, tek citonin Ramën. Kështu ndodhi.
Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, ka dalë jashtë skenarit - ai tha se la pas "fjalimin e tij të përgatitur mirë" pasi pa liderët e djeshëm të bënin deklaratat e tyre në ekranet e heshtura mbi kolltukë të rehatshëm në një dhomë ngjitur në ambientet e Cop29 në Baku dje. .”, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
“Që nga dje po shikoja ekranet e heshtura televizive në sallën e drejtuesve”, tha Rama. "Njerëzit atje hanë, pinë, takohen dhe fotografojnë së bashku, ndërsa imazhet e fjalimeve pa zë të liderëve luhen vazhdimisht në sfond."
Dhe më pas vjen kritika e Botës, prej Ramës, që nesër (në fakt qysh sot për konsum në Shqipëri) do justifikonin drejtimin në kahun e kundërt bërë një ditë më parë me marrveshjen për gazifikimin e Korcës.
"Në një botë gjithnjë e më konfuze dhe thellësisht të ndarë, unë vij këtu nga një vend i vogël në mes të Evropës, Shqipëria ku jemi krenarë që kemi 100 për qind prodhim të energjisë së rinovueshme. Por çfarë do të thotë për të ardhmen e botës nëse ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë punën si zakonisht?”, pyeti kryeministri shqiptar, citojnë mediat e huaja.
.
Dukshëm Rama nuk e ka hallin ti jap mësim ndotësve të mëdhenj të planetit, por të justifikoj ndotjen e shtuar në Shqipëri nëpërmjet marrveshjes së gazifikimit, që nënshkroi në Baku, sic u duk pa ndonjë presencë nga mediat e huaja. Tani në Shqipëri, pas pesimismit të shprehur nga Rama për botën që nuk po redukton gazrat serë, do rritet optimimizmi këtu në Shqipëri për ti shtuar ato nëpërmjet gazifikimit, duke lënë pas pesimizmin. Dhe menjëherë pas fjalës së Ramës filluan altoparlantët në vend, si fillim me videot e Bllukut e Peleshit, të amplifikuara nga portalet, ku fatkeqësisht edhe portalet japin vetëm lajmin e “bukur” të marrveshjes së gazifikimit.
Rama vazhdo luan me togfjalëshin “kemi 100% prodhim të energjisë së rinovueshme”. Në fakt Shqipëria ka 30 vjet që është 100% me prodhim (elektricitet) nga burime të rinovueshme dhe ajo që do të bëj Rama me gazifikimin është që ta ulë këtë përqindje, duke shtuar energjinë nga fosilet. Kësaj i thonë ti hypësh kalit së prapthi.
Ajo që ka vlerë dhe në të mirë të ekonomisë shqiptare është që edhe konsumi I energjisë elektrike, bashkë me prodhimin të jetë 100% nga burime të rinovueshme.
Rama tha se se la pas "fjalimin e tij të përgatitur mirë" i pakënaqur nga liderët botëror.
Rama do të kënaqte shqiptarët nëse në këtë “fjalim të përgatitur mirë” do ketë shkruar atë që i është kërkuar nga Lëvizja për Energjinë dhe Klimën, “Shqipëria 2030:100% e prodhimit dhe konsumit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme”