Pranimi i gazifikimit të vendit nga Rama e Berisha është super korrupsion dhe tradhëti kombëtare.

Pranimi i gazifikimit të vendit nga Rama e Berisha është super korrupsion dhe tradhëti kombëtare.
Korçe 18 Prill

Ideja e gazifikimit të Korçës dhe Shqipërisë është totalisht ide e multinacionaleve të naftës, që të ndodhura përpara presionit global, institucionalizuar në vendimin e konferencës sëe Parisit në vitin 2015 për reduktimin e gazrave serë, të cilin e ka ratifikuar edhe Parlamenti I Shqipërisë, janë në kërkim të vendeve me udhëheqje të korruptuar për të kapur çfarë të jetë e mundur për të vazhduar për të rritur fitimet e tyre, duke shitur me dhunë, në këtë rast gas, edhe atje ku nuk duhet, sic është rasti i Shqipërisë.

Korçarët nuk e duan gazin, se është më i shtrenjtë se energjia elektrike, sidomos me uljen e çmimit të energjisë dhe premtimet për ulje më të mëdha. Çmimi i gazit mund të shtrenjtohet edhe më shumë, në vartësi të ngjarjeve e zhvillimeve gjeopolitike. Gazi mbart rrezikshmeri të ndryshme.

Asnjë nuk i ka treguar korçareve se sa do ta blejnë gazin, sa do paguajne për infrastrukturën e gazifikimit. Studimin e ka bërë kompania shtetërore e Azerbajzhanit dhe bisedat i ka bërë z.Rama me presidentin e Azerbajzhanit, Aliyev.

A thua do ja hedhim Azerbajxhanit, sic ja hodhëm Gjermanisë me TECin lundrues?

Realisht sasia e gazit që mund të shitet në Korçë është siçthonë ekspertët 1/1000 e kapacitetit që Azerbajxhani mund të shesë përmes gazsjellësit TAP, por gazifikimi është gjetur si sebep për të justifikuar më pas ndërtimit e shumë TECeve nëper Shqipëri, nga Korça, në Roskovec e Fier e Vlorë, por dhe në Ersekë e Gjirokastër, që kërkojnë sasira të mëdha të gazit. Kështu mund të kënaqet Aliyev. Rama e Berisha, që gjithashtu e ka vënë në program elektoral gazifikimin, do të marrin turpin me vehte, dhe duket se një ditë jo të largët do gjykohen edhe për këtë.

Dhe Qeveria Rama, tashmë, ashtu pa u ndjerë, nuk e përmendi as në shpalljen e programit, as sot në Korçë, ka firmosur vendimin për ndërtimin e TECit të Roskovecit. Shumë si TEC i Roskovecit kërkon Aliyev.

Por a ka nevojë Shqipëria për TECe me gaz? Përgjigjja është e qartë si drita e diellit, JO. TECet do ndërtohen nga kompani të shteteve të huaja për të prodhuar e shitur energji për vehte të tyre. Shqipëria do të marri vetëm superndotjen e ajrit, tokës, ujrave dhe do të njoh një shkatërim të bujqësisë e mjedist në përgjithësi, si dhe të ekonomisë së vëndit.

Natyra e ka bekuar Shqipërinë me shumë burime energjitike. Shqipëria vërtet, edhe me pengesat e Qeverisë përmes akteve nënligjore, të vonuara apo të munguara ja ka dalë që të jetë lider në zonë për energjinë elektrike nga fotovoltaiket, që së bashku me energjinë nga burime hidrike të jetë për 2-3 vjet, vendi me 100% prodhim dhe konsum të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme.

Rendja e z. Rama dhe Berisha drejt masakrës mjedisore, sociale, ekonomike të gazifikimit të vendit është një shkak i fortë për të ndalur vrapin e tyre, tani, me 11 Maj 2025.