Opinion për TEC Roskovec

Tiranë 7 Korrik 2025
Opinion për TEC Roskovec
Te nderuar anëtar te Bordit te ERE,
NJoftimin per dhënien e opinioneve e komenteve tek ERE per TECin e Roskovecit e morra nga nje organizate nderkombetare dhe paska afat deri me dt 8. 07. 2025.
I nderuar z.Petrit Ahmetaj, te nderuar anetar te Bordit mos jepni lincence per prodhim energjie per TEC Roskovec, kompanise “Fierthermolektrik”.
Nuk mundeni.
Si mund te jepet lincence per djegje fosilesh per 49 vjet? Ne kohen e sotme? Kur PV perdoren per gardhe shtepish? Dhe kur Shqipëria po shkon me trend eksponencial për plotësimin e nevojave të veta 100% nga burime të rinovueshme?
Kush më mirë se ju e di historinë, totalisht të dështuar me TECe, me lejet e EREs per TECin e Vlorës, leje për TECin lundrues, koncesioni I TEC Korcë, . Po të doni edhe me lejet e prodhimit të energjisë nga inceneratorët.
Vetëm mbeturina të Botës. Zero energji të prodhuar. Miliona të hedhura në erë.
Si mund të vazhdoni me TECe?
Kjo leja qe po pregatisni per TEC te Roskovecit së pari është lëshim i sovranitetit. Ju thjesht po doni që një territor ku gjallon jeta, falë edhe një toke me pjellori shumë të lartë ta vini në përdorim të një shteti të huaj.
Ju duhet ta dini se janë 2 procese të hapura kundër TEC të Roskovecit në Gjykatën administrative.
Sot një grupim shoqatash në vend, Lëvizja për Energjinë dhe Klimën edhe me mbështetje nga organizata ndërkombëtare depozituan ankimimin për TEC të Roskovecit tek Energy Community në Vienë.
KOmisioni Europian në takim me shoqerine civile me 24 Qershor u informua për kundershtimin e shoq civile për TEC të Roskovecit, si dhe për cmendurinë e projektuar nga Qeveria për gazifikimin e Shqipërisë.
Mos cerifikoni TECin e Roskovecit. Mos lejonii këtë super abuzim me Shqiptarët
Me respekt
Lavdosh Ferruni
Shoqata e Bujqësisë Organike dhe Mjedist
Bashkëpaditës në të 3-ja proceset gjyqsore knder TEC të Roskovec.