Parlamenti Evropian miraton ligjin “për Restaurimin e Natyrës”

Parlamenti Evropian miraton ligjin “për Restaurimin e Natyrës”

Abdulla Diku

Ndërsa në Shqipëri parlamenti miratoi një ligj që i hap rrugë betonizimit dhe zjarrvënies në Parqet tona Kombëtare dhe zonat e tjera natyrore të vendit duke rrezikuar seriozisht çdo pjesë të natyrës, Parlamenti Evropian miratoi ligjin që mundëson një ndër projektet më ambicioze të kontinentit.  Masat restauruese të natyrës do të mbulojnë të paktën 20% të sipërfaqeve tokësore dhe detare të BE-së deri në vitin 2030, dhe përfundimisht të gjitha ekosistemet që kanë nevojë për restaurim deri në vitin 2050.Përse një ligj i tillë për BE-në?!- Se pari - Natyra e Evropës është në rënie alarmante, me më shumë se 80% të habitateve në gjendje jo të mirë. Restaurimi i ligatinave, lumenjve, pyjeve, kullotave, ekosistemeve detare dhe specieve që ato strehojnë do të ndihmojë në rritjen e biodiversitetit.- Së dyti - përmireson më tej gjërat që natyra bën falas, si pastrimi i ujit dhe ajrit, pjalmimi i bimëve dhe mbrojtja nga përmbytjet- Se treti - kufizon ngrohjen globale në 1.5°C- Se katërti - të ndërtojë qëndrueshmërinë dhe autonominë strategjike të Evropës, duke parandaluar fatkeqësitë natyrore dhe duke reduktuar rreziqet për sigurinë ushqimore.Objektivat e ligjit1. Propozimi synon të restaurojë ekosistemet, habitatet dhe speciet në të gjithë zonat tokësore dhe detare të BE-së në mënyrë që të mundësojnë rikuperimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të biodiversitetit dhe te rrisë elasticitetin e natyrës.2. Të kontribuojnë në arritjen e objektivave të BE-së për zbutjen dhe përshtatjen klimatike3. Të përmbushë angazhimet kombëtare dhe ndërkombëtare të vendeve anëtareVlen të theksohet se per çdo 1 Euro të investuar në restaurimin e natyrës, kthimi i përfitimit varjon nga 4 deri në 38 Euro.Nga ana tjetër, numri i bletëve dhe fluturave është në rënie të konsiderueshme.Propozimi përmban objektivat specifike si vijon:1. objektivat e bazuara në legjislacionin ekzistues (për ligatinat, pyjet, kullotat, lumenjtë dhe liqenet, pyjet dhe shkurret, habitatet shkëmbore dhe dunat) - përmirësimi dhe restaurimi i habitateve të biodiversitetit në një shkallë të gjerë dhe rikthimi i popullatave të specieve duke përmirësuar dhe zgjeruar habitatet e tyre2. insektet pjalmuese – ndalimim e rënies se popullatave të pjalmuesve deri në vitin 2030 dhe duke arritur një tendencë në rritje për popullatat e pjalmuesve, me një metodologji për monitorimin e rregullt të tyre.3. ekosistemet pyjore – krijimi i një tendence në rritje për drurët e tharë e të kalbur, pyjet shumëmoshare, koridoret pyjore, bollëkun e shpendëve të zakonshëm pyjor dhe rezervat e karbonit organik në tokë.4. ekosistemet urbane - asnjë humbje neto e hapësirës së gjelbër urbane deri në vitin 2030 dhe një rritje në sipërfaqen totale të mbuluar nga hapësira e gjelbër urbane deri në 2040 dhe 2050.5. ekosistemet bujqësore – rritja e fluturave të livadheve dhe zogjve të tokave bujqësore, stoku i karbonit organik në tokat minerale të tokës bujqësore dhe pjesa e tokës bujqësore me karakteristika peizazhi me diversitet të lartë; restaurimi i tokave të kulluara në përdorim bujqësor6. ekosistemet detare – restaurimi i habitateve detare si shtresat e barit të detit ose sedimentet fundore që sjellin përfitime të rëndësishme, duke përfshirë zbutjen e ndryshimeve klimatike, dhe rivendosjen e habitateve të specieve ikonike detare si delfinët, peshkaqenët dhe shpendët e detit.7. lidhja e lumenjve - identifikimi dhe heqja e barrierave që pengojnë lidhjen e ujërave sipërfaqësore, në mënyrë që të paktën 25,000 km lumenj të rikthehen në gjendje të rrjedhjes së lirë deri në vitin 2030.Po Shqipëria?!Po ecën në të njëjtën linjë, veçse në drejtimin e kundërt…