Ndani përvojën tuaj lidhur me mbetjet e jashtë ligjshme në Shqipëri

Ndani përvojën tuaj lidhur me mbetjet e jashtë ligjshme në Shqipëri

Mjedisi.al ka nisur një hetim për mbejtet ilegale të mbeturinave në Shqiperi, të cilat me sy i shohim çdo kund, por numerikisht nuk ka të dhëna mbi numrin real të tyre.

Me qëllim që të identifikohen sa më shumë vendndodhje me grumbullime të mbeturinave ne kemi përgatitur këtë pyetësor, të cilin ftoheni ta shihni dhe plotësoni.

Të dhënat nga pyetësori do të përdoren vetëm për nevoja të këtij studimi dhe do të prezantohen në kuadër të një artikulli që do të botohet në fillimin e vitit 2024.

Faktet kryesore që duam të dimë janë:

– Ku ndodhet grumbullimi i mbetjeve që keni identifikuar?

– Çfarë lloji janë mbeturinat që gjenden në atë zonë?

– Foto dhe/ose video nga grumbullimi që keni parë!

Çka planifikojmë të arrijmë përmes këtij studimi?

Shqipëria, si shumë vende të Ballkanit, ka vite që po përballet me problemet e shkaktuara nga grumbullimet ilegale të mbeturinave. Ato i sheh në çdo cep të çdo qyteti, fshati apo çdo zone tjetër.

Këto grumbullime, pëveç se dëmtojnë mjedisin ku jetojmë, ndikojnë negativisht edhe në shëndetin tonë.

Duke u përgjigjur pyetjeve të mëposhtme ju do të ndihmoni në identifikimin e zonave të shumta që gjenden në Shqipër me grumbullime mbetjesh të jashtëligjshme.

Hetimi do rezultojë më krijimin e një harte të mbetjeve ilegale përreth Shqipërisë ku do të specifikohet saktësisht vendndodhja e tyre.

Harta mund të përdoret më pas nga autoritetet lokale, apo qytetarët, për të ndjekur hapat e mëtejshëm në heqjen e tyre dhe mbrojtjen e natyrës.