Zgjedhjet 2021: Partitë me panoramë programore me mjedisin të përjashtuar

Zgjedhjet 2021: Partitë me panoramë programore me mjedisin të përjashtuar

Kapitulli më i veshtirë i negociatave për tu antarsuar në Bashkimin Europian është kapitulli 27, ai i mjedisit. Paradoksi është se të gjitha partitë kanë në program angazhimin për antarimin në BE realisht nuk kane asnje fjale per mjedisin në programet e tyre.  Bën përjashtim vetem kanditati i pavarur Boiken Abazi nr 13, që ka një program të qartë për mjedisin, duke filluar nga nevoja për riciklim në menaxhimin e mbetjeve tek mbrojtja e lumenjve e ndryshimet klimatike.

Partia Socialiste as nuk shkruan e as nuk flet në fushatë për mjedisin, duke nxjerrë si justifikim se do ndajmë një platformë për Shqipërinë e vitit 2030.

Ne programin elektoral të Partisë Demokratike gjithashtu termi mjedis nuk shihet gjekundi.

LSI flet për 5 prioritete, edhe pse Parti qe Integrimin e ka në vetë emrin e Partisë nuk e sheh gjëkundi integrimin në BE të lidhur me pikën më sfiduese për Shqipërinë respektimin e standarteve të mjedisit.

As partitë e reja, Lëvizja për Ndryshim, Bindja Demokratike apo dhe Nisma Thurrje nuk kanë artikuluar ndonje angazhim për mjedisin.

E gjithë panorama programore në këto zgjedhje është më përjashtuesja për mjedisin që është paraqitur në këto 20 vjetët ë fundit, edhe pse duhet të ishte e kundërta, që mjedisi të ishte vërtet prioritet.