Vjosa u çlirua, kohë të bukura priten për Vjosakët.

Në pjesën poshtë Memaliajt të lumit Vjosë, përgjatë gjarpërime mbreslënëse të saj, prej shumë vitesh të vriste sytë gërryerja masive e shkëmbenjve në të dy anët e brigjeve të lumit. Shëmtia është akoma aty. Duhet të gëzohemi që aty nuk u derdhën mijrat e tonëve të betonit për të “therur” Vjosën, për të përmbytur me dhjetra hektarë tokë super pjellore për të ngulur aty tersin, HECin e Kalivacit. Duhet të gëzohemi që Vjosa është e lirë, apo u çlirua, pasi milionat e eurove kërcënuese për tu paguar e mbanin peng atë.
Ka të ngjarë që çlirimi i saj prej pengmarrësit të jetë si mbrojtje ndaj kërcënimeve të pengmarrësit me milionat, si e thënë, nga halli. Dhe kjo duket me ridhënien e konçesionit në të njëjtin vend për HEC ca mashtruesve të tjerë, të provuar si të tillë edhe nga Gjykata, që i rrëzoi këta si mashtrues dia muaj më perpara, për mashtrimin me letra për një tjetër masakër të projektuar pak më poshtë në rrjedhje të Vjosës, në Poçem.
Në një version tjetër çlirimi i Vjosës mund të jetë dhe i paramenduar dhe veprim i zgjuar nga Qeveria, duke shfrytëzuar dobësitë e mashtruesve të rinj, duke i marrë edhe ca para mashtruesit të vjetër të HEC Kalivacit nëpërmjet Gjykatës Ndërkombëtare , sic u mësua sot çon në atë që Vjosa të shpallet Park Kombëtar, kshtu i bëhet mirë Vjosës, si kampione e Europës në llojin e vet të egër, i bëhet mirë Vjosakëve dhe Shqiptarve, pasi kështu të lirë e Park Kombëtar e ka kërkuar me persistencë edhe një spektër i gjërë i shoqërisë civile vendase dhe të huaj prej vitesh, kështu e kanë kërkuar edhe shkencëtarët,etj.
E pa dyshim kur kaq shumë njerëz që janë të kënaqur, e për më tepër natyra mbrohet Qeveria del e nderuar. Ky version për të mos pushtuar Vjosën nuk mund të jetë fantazi. Kështu duhet të jetë.