Vjosa Park Kombëtar – TANI (para zgjedhjeve?)

Vjosa Park Kombëtar – TANI (para zgjedhjeve?)

20 organizata mjedisore shqiptare nën drejtimin e EcoAlbania paraqitën propozimin për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës tek Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi. Kjo kauzë mbështetet nga organizatat ndërkombëtare Riverwatch, EuroNatur, WWF Adria, Wetland International Europe, International Rivers dhe The Nature Conservancy

Nw letrwn drejtuar z. Klosi kërkohet që të studiohet dhe të vlerësohet shpallja e Zonës së Mbrojtur "Parku Kombetar i Lumit të Egër Vjosa" në një sipërfaqe prej 466 km2 e përbërë nga nënzona qëndrore (Zona 1) prej 263 km2 dhe nënzona e përdorimit tradicional dhe të qëndrueshëm e rekreacionit (Zona 2) prej 203 km2, rrethuar nga nënzona buferike prej 874 km2. Në këtë propozim, në lidhje me kushtet dhe nivelin e mbrojtjes së propozuar janë mbajtur në konsideratë kriteret e Unionit Ndërkombëtar të Ruajtjes së Natyrës (IUCN), të reflektuara në Ligjin Nr. 81/2017 "Për zonat e mbrojtura" dhe është shpjeguar në mënyrë te detajuar, pse vlerat unike të lumit Vjosa, luginës dhe degëve të tij, që e dallojnë atë nga lumenj të ngjashëm në Shqipëri, por edhe në një kontekst më të gjerë Europian, mund të mbrohen në mënyrë të përshtatshme vetëm nëpërmjet Kategorise II të mbrojtjes "Park Kombëtar". Në propozim, sqarohet në mënyrë ezauruese, pse një Kategori alternative mbrojtje si p.sh. Kategoria V e "Peisazhit të Mbrojtur" nuk siguron dot një mbrojtje efektive dhe afatgjatë, në përputhje me standartet dhe kriteret e IUCN, të reflektuara në Ligjin Nr. 81/2017 "Për zonat e mbrojtura". Gjithashtu, në propozim përvec listimit të detajuar të objektivave të mbrojtjes dhe të menaxhimit, hartës dhe kufijve, elementëve të propozuar të një plani menaxhimi, etj., parashtrohet edhe një plan i detajuar pune për studimin, vlerësimin dhe miratimin eventual të propozimit, duke u ofruar nga grupimi i shoqatave mjedisore edhe e gjithë ekspertiza e nevojshme teknike për përgatitjen e një propozimi përfundimtar për miratim në Këshillin e Ministrave.

Për më shumë:

www.ecoalbania.org