Vjedhja e vogël në mes të natës, për të justifikuar vjedhjen e madhe në mes të ditës.

Vjedhja e vogël në mes të natës, për të justifikuar vjedhjen e madhe në mes të ditës.
TECi lundrues 

Gjatë natës në datat 20 dhe 21 Shtator 2024 peshkatarët në portin e peshkimit dhe banorë për rreth kanë dëgjuar zhurmën e madhe prej TECit lundrues në Vlorë. Pyetja e gjithëkujt është pse është TECi është ndezur natën dhe pse vetëm 2 netë?

KESH e pranon zyrtarisht dhe thotë se në funksion të nevojave dhe të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, ka vënë në funksion dhe ka prodhuar energji në momente të caktuara, nga TECi lundrues. Cfarë janë këto ‘momente të caktuara’? Këto momente natën janë një vjedhje e vogël natën për të justifikuar vjedhjen e madhe në mes të ditës.

Cila është vjedhja e vogël?

Dihet që KESH importon një sasi energjie elektrike kur nuk ka mjaftueshëm prodhim në vend.

Cmimi në treg në këto ditë më parë dhe më pas ka qënë rreth 60 Eur/MWh. KESH këto 2 netë që ka prodhuar energji nga TECi lundrues e ka prodhuar atë me të paktën 200 EUR/MWh.

Nëse ka punuar vetëm 1 orë në këto 2 netë rezulton të ketë shkaktuar një dëm ekonomisë së vendit prej 110 MË x (200 Eur/MWh- 60 Eur/MWh) = 110x140 =15400 Eur. Nëse ka punuar 20 orë për të 2 netët dëmi i shkaktuar është 20 x 15400 = 308,000 Eur.

A ka kush përgjegjësi nga KESH për këtë vjedhje të ‘vogël’?

Por përgjegjësia nuk ndalon këtu. Përgjegjësia e madhe, kriminale është se kjo vjedhje e vogël përdoret për të mbuluar vjedhjen e madhe në mes të ditës, të qirasë prej mbi 68 milion dollarësh, për TECin që gjoja do prodhonte 15% të nevojave të vendit. Është konfirmuar nga KESH se pagesa e qirasë ka filluar dhe paratë po shkojnë në offshore.

Kjo vjedhje e vogël duket se do të justifikoj edhe një tender që pritet të shpallet fituesi, tani në Nëntor për 21000 ton naftë me përqindje të ulët squfuri për TEC lundrues, por që vlen vetëm për fituesin e tenderit si dhe depozituesin, në këtë rast Petrolifera, që ka depozitat pranë TECit lundrues dhe ka fituar muaj më parë edhe një tender 7.2 milion për depozitimin. Sigurisht duhet permendur tenderi tjeter 2 milion eur për siguracion, bërë ne fillim të vitit. Vjedhje zinxhir. Të gjitha këto kapin minimalisht rreth 100 milion Euro, aq sa është shuma e indeksimit të pensioneve prej 4.1 %. Nëse nuk do bëhej ky shpenzim i kotë për TEC të Bangladeshit indeksimi i pensioneve do mund tw bwhej 8.2%.

KESH pwr të mbuluar skandalin e madh finaciar realizon haptazi (në fakt natën) skandale financiare të vogla. Krimi pjell krimin. Kjo është vjedhje, por dhe poshtëruese për publikun dhe për institucionet e vendit.