Viti 2020 mund të thyej rekordin e vitit 2016 si më i nxehti, që nga viti 1850.
"Për fat të keq, viti 2020 ka qenë edhe një vit tjetër i jashtëzakonshëm për klimën tonë," tha sekretari i përgjithshëm i Organizata Botërore e Meteorologjisë e KB (WMO Petteri Taalas.
Ky vit do të jetë një nga tre më të ngrohtët e regjistruar ndonjëherë dhe madje mund të kryesojë rekordin e vendosur në 2016, thanë të Mërkurën Kombet e Bashkuara. Gjashtë vitet e kaluara, 2015 deri në 2020, janë përcaktuar që përbëjnë gjashtë vitet më të nxehta që nga fillimi i rekordeve moderne në 1850, tha Organizata Botërore e Meteorologjisë e KB (WMO) në raportin e saj të përkohshëm të Gjendjes së Klimës Globale 2020.
"Për fat të keq, viti 2020 ka qenë edhe një vit i jashtëzakonshëm për klimën tonë," tha sekretari i përgjithshëm i WMO Petteri Taalas.
Marrëveshja e Parisit për ndryshimin e klimës 2015 bën thirrje për tw mbajtur rritjen e ngrohjes globale krahsuar me nivelin para-industrial (1850-1900) nën 2 gradë C mbi ndërsa vendet do të ndjekin përpjekjet për të kufizuar rritjen në 1.5 gradë C.
"Temperatura mesatare globale në vitin 2020 është vendosur të jetë rreth 1.2 gradë C mbi nivelin para-industrial", tha Prof Taalas. "Ka të paktën një në pesë shanse që ai të kalojë përkohësisht 1.5 gradë C deri në 2024."
WMO tha që 2020 dukej se ishte viti i dytë më i nxehtë ndonjëherë - por ndryshimi midis tre kryesuesve është i vogël dhe situata mund të ndryshojë sapo të kompletohen të dhënat e këtij viti.
Individualisht, vitet nga 2015 në 2020 "ka të ngjarë të jenë gjashtë më të ngrohtat e regjistruara", tha raporti. Mesatarja e temperaturave gjatë pesë viteve të fundit dhe gjatë 10 viteve të fundit, "janë gjithashtu më të ngrohtat e regjistruara", shtoi ai.
Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guterres tha se raporti 2020 tregon "sa afër jemi me katastrofën e klimës". "Zjarret dhe përmbytjet apokaliptike, ciklonet dhe uraganet janë gjithnjë e më shumë një normalitet i ri", tha ai në një fjalim në Universitetin Columbia në New York.
”Njerëzimi po bën luftë me natyrën. Kjo është vetëvrasje. Natyra gjithnjë e kthen prapa - dhe tashmë po e bën këtë me forcë dhe tërbim në rritje.
Prof. Taalas tha që viti 2020 tregoi "temperatura të reja ekstreme në tokë, det dhe veçanërisht në Arktik. Zjarret u përhapën në zona të mëdha në Australi, Siberi, Bregun Perëndimor të Sh.B.A dhe Amerikën e Jugut. ”