Shqipëria: sulmuar nga digat e betonit, Valbona nis një S.O.S.
“Le Courrier des Balkans” boton reportazhin e gazetarit Louis Seiller.
“Në fillim të nëntorit, gjykata hodhi poshtë shoqatat ekologjike të cilat kundërshtonin vlefshmërinë e lejes së ndërtimit të një dige të madhe hidroelektrike në Valbona, një nga luginat më të mira të ruajtura të Shqipërisë. Përkundër heshtjes së shurdhër të mediave, aktivistët nuk duan të heqin dorë.” — shkruan gazetari Francez, Louis Seiller, i cili ndoqi protestat në Bajram Curri e në Valbonë të kryera nga aktivistë e banorë vendas më dt 10–11 Nëntor.