Vendimi I Gjykatës së Lartë për HECet në Valbonë si lakmues i vërtetësisë së reformës në drejtësi.

Vendimi I Gjykatës së Lartë për HECet në Valbonë si lakmues i vërtetësisë së reformës në drejtësi.

Janë shumë çështje mjedisore për mjedisin, sidomos për paditë e ngritura nga komunitetet  në nivele të ndryshme tw gjykatave të gjitha janë pezull, ose në proçes.

Vendimi I tanishëm nga Gjykata e Lartë, në favor të komunitetit për pezullimin e kontratës së konçesionit për ndërtimin e 2 HECeve, në Valbonë të oligarkut Bashkim Ulaj është vërtetë një lakmues që do të vërtetoj se sa funksionale është reforma në drejtësi. Kjo, jo vetëm se dhunues I ligjit është I lidhur me një oligark, por për faktin se deri tani për dhunim deri në shkatërrim total të mjedisit gjykatat kanë qënë gjithnjë në anën e dhunuesit, thjesht se mjedisi nuk ka goje të ulërasë në momentin që dhunohet (por që ulërin frikshëm në një kohe më të vonët). Rasti i Valbonës është shumë I ndjeshëm, jo vetëm se është Park Kombëtar qysh në vitin 1996, por është atraksioni turistik më I preferuar në zonat malore në Shqipëri. Me ligj në Park Kombëtar edhe mbledhja e bimëve medicinale, apo kullotja e bagëtive duhet bërë me leje dhe ndërtimi i një HECi është llogjikisht dhe ligjërisht absolutisht I përjashtuar.

Pavarësisht nga argumentat ligjore tepër bindëse të paraqituara nga avokati I komunitetit qysh në shkallë të parë në 2017 mjaftoi prezenca fizike e vetë oligarkut në një seancë, I mbrojtur si gjithnjë në cdo rast tjetër mjedisor nga juristët e qeverisë dhe avokati i shtetit Gjykata me qetësi, gati kriminale I hap rrugë kryerjes së një dëmi të madh e të tmershëm mjedisor.

Në rastin e Valbonës ka dhe një fenomen, që tregon degradimin e drejtësisë. Ndërsa Gjykata e Apelit merr vendim pezullimi të ndërtimit të HEC, si masë sigurie, Gjykata e shkallës së Parë Tropoje rrëzon vendimin e Apelit. Dhe ja tani ky pezullim I mirëpritur dhe përshëndetur gjërësisht nga publiku prej Gjykata së Lartë. Lakmuesi do pak kohë të provoj funksionalitetin dhe vërtetësinë e reformës në drejtësi.