Vendi më i bukur ne botë!!!

Vendi më i bukur ne botë!!!
Image for post
Monika Spahiovogli

Pak gjëra janë perfekte në këtë vendin tim me halle por….Ato “pak” që mbeten, më dalin e teprojnë. Jane ende kaaaaq perfekte sa nuk iki dot!!

Dielli….Nuk di vend tjetër në botën ku kam qenë që të kete Diell kaq të bukur sa ky i yni!!!

Ajri…Në Tiranë mund të jetë pak i ndotur por, vetëm 5 minuta larg shtëpisë time, është Ozon i pastër.

Deti….Nuk di të ketë vend në botë që, në një sipërfaqe kaq të vogël, ka një vijë bregdetare më të mrekullueshme dhe më me diversitet nga kjo e jona…betohem!!

Lumenjtë….Të qetë e të rëmbyeshëm, të egër dhe rebele si vetëm ata.

Malet Epike: Kurora me diamante e një mbretëreshe të lashtë sa bota!! Na ushqejne, mbrojnë(dhe, jo vetëm ne por të gjithë Europën), derdhin ujra të pastër që i ruajnë në gjirin e tyre të bardhë… Rrisin bimë të egra që na ushqejnë e shërojnë…

Fushat e praruara: Pjellore si barku i universit…Lindin esencën e globit të cilin e ushqejnë pa kursim….

Liqejte: Syte e bukur mes pyjeve të lashtë, toka e ëndërruar ku cdokush do donte të ngrinte një kasolle të driunjtë e te jetonte 1000 vite….

Lulet (miliona specie dhe shumë prej tyre Endemike) që, jo vetëm mund t’i dhurosh në buqeta por edhe mund t’i përdorësh për shërim…shumë prej tyre, vetëm ketu e asgjëkundi tjetër….

NJERZIT: Specia më e bukur e universit që…këtu mund të jenë të rrudhur, te thinjur e kerrusur nga hallet POR, me integritetin më fantastik të mbartur në memorjen gjenetike!! Po po…mos u habisni. Mundet qe as vetë nuk e dine sepse, gjithë bota përpiqet t’i bëjë me bisht por…bisht nuk kanë\nuk kemi.
…..
Doni më?? Jo për gjë por, mund të flas me vite e mos mbaroj dot ….e mos lodhem. Më quani të cmendur po deshët. Jam mësuar me biografi të keqe

Image for post

:D
….
E une jam thjesht Monika që ka jetuar gjithmonë këtu(megjithëse e kam bredhur boten aq sa te kuptoj e krahasoj). Nuk jam Naimi, Samiu, Pashko Vasa….pra…nuk jam emigrante e malluar për MEME-dheun teksa jetoj ne luks.
Unë jam Monika që ka zgjedhur të dashurojë këtë tokë të bekuar nga ZOTAT por të keq-perdorur nga Bastardët…

Vendi më i bukur ne botë!!!