Vëmëndje për vendimet e Qeverisë në kohë zgjedhjesh; rasti Zall-Gjocaj

Vëmëndje për vendimet e Qeverisë në kohë zgjedhjesh; rasti Zall-Gjocaj

Në vendimin nr. 1121, datë 30.12.2020 për miratimin e programit të përgjithshëm analitik të projektakteve, që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave gjatë vitit 2021, ndër 37 projektvendime të listuara nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit për tu miratuar, që përgjithësisht duket se kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit është dhe një projektvendim shkatërrues i mjedisit.  Është ai me titullin joshës ““Për shpalljen e zonave të
mbrojtura” Ky projektvendim synon heqjen e zonave të mbrojtura, pikërisht në pjesët më rëndësishme të tyre, në luginat malore, ku natyra është më e harlisur dhe e pasur se gjithkund, falë ujit të kristaltë që rrjedh përgjatë tyre. Këto zona të mbrojtura të hequra si të tilla zevendësohen me betonin e digave e kanaleve të betonit të HECeve, për rrëmbimin e ujit, duke lënë pas degradim të madh e të pakthyeshëm natyror. Rasti më skandaloz i zevendësimit të zonës së mbrojtur me hapsirë për ndërtim HECi u identifikua në ceshtjen gjyqsore të Zall-Gjocaj, ku drejtori i Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura njoftonte zyrtarisht admonistratorin e firmës së HECit aty, pak a shumë kështu; mos ki merak, se në studimin që kemi bërë, zona e mbrojtur në territorin ku ti po ndërton do hiqet nga harta.

Me këtë projektvendim,” i cili mund të ndahet në disa akte vendimmarëse të vecanta, duket qartë se në shumë prej tyre heqja e sipërfaqeve nga zonë e mbrojtur bëhet për ti dhënë hapsirë ndërtuesve të paligjshëm të HECeve në këto zonat e mbrojtura.

Natyrisht deputetët e rinj në tremujorin e III, domenthënë pas zgjedhjeve kur është planifikuar të miratohet ky projketvendim nuk pritet që të rebelohen, kushdo qofshin ata, sidomos kur të shohin të shkruar në projektvendim (sic është shkruajtur tani) se “shpallja e zonës së mbrojtur (kupto, me pjesën e hequr ku ka HEC) ka për qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e shumllojshmërisë biologjike, të peisazhit e trashëgimnisë natyrore e kulturore…..”

Të paktën të shohim një rebelim të kanditatëve për deputet, sapo të futen në lista, jo pa u futur në lista, se mund të jetë e rrezikshme për ta.