Veliaj ndërton fabrikë bitumi në fshatin Pezë Helmës, banorët dalin në protestë (VIDEO)

Veliaj ndërton fabrikë bitumi në fshatin Pezë Helmës, banorët dalin në protestë (VIDEO)

Në fshatin Pezë Helmës është mbajtur sot një protestë e banorëve, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një fabrike bitumi në këtë zonë. Sipas tyre ky projekt rrezikon shëndetin e banorëve. Ata mbanin në duar pankarta kundër kryebashkiakut Veliaj, si dhe kanë denoncuar hipokrizinë e tij, teksa i kujtuan se nga njëra anë mburret në televizor duk mbjell pemë, ndërsa në fshat çon helm. Shihni më poshtë pamjet e protestës. (Lapsi.al)