Valbona: shteti leje s'jep , por punimet pa leje lejon.
Në seancë gjyqsore të rradhës më 30 Qershor 2017 përfaqësuesja e Këshillit Kombëtar të Territorrit konfirmoi përseri se Kompania Gener 2 dhe Dragobia shpk nuk kanë leje ndërtimi për ndërtim HEC-i në Valbonë.
Në të njëjtën kohë mësohet nga përfaqësuesja e kompanive se punimet po vazhdojnë me intesitet dhe se deritani janë 10 miljon euro të shpenzuara e se shpenzimet rriten dita ditës. Vazhdon të blihen makineri dhe të kryhen punime për ndërtimin e HEC. Në një shtet normal nuk mund të vazhdohej asnjë orë pa patur leje ndërtimi e jo më ka 2 muaj që injorohet shteti.
Kompania duket se po hedh para duke synuar të shfrytëzoj mungesën e shtetit dhe ta vendos shtetin por dhe komunitetin e publikun e gjërë para faktit të kryer. Natyrisht kompania, duket se po kërcënon shtetin me “milionat” që po investon e që do ti kërkoj shtetit edhe më shumë, sic ndosh rëndom në këto mardhënie shtet-privat. Shteti në pamundësi do përpiqet të gjej hapsira ligjore për të mos paguar dhe rruga më e lehtë dhe që ka ndodhur përherë është ti hap rrugë abuzimit koncesionar, si psh me HEC të Lengaricës. Por nwse vwrtet ka filluar “shtetbërja” mund tw jetw ndryshe.
Ndërkohë shqetësimi është i menjëhershëm. Vërshimi i turistëve në Valbonë po përballet jo vetëm me peisazhin e dëmtuar, por dhe shumë rrugëve të hiking tashmë të dëmtuara prej punimeve të HEC.