Ura Morandi, Shkreli dhe e përbashkëta me incineratorët në Shqipëri.
Nga imazhet dhe tmerret e perceptuara nga shembja e urës Morandi ne Genova, Itali, në Gusht 2018 për shumë kohë shumica e njerzve kur të kalojnë mbi ura do luten të mos ndodhë ajo që ndodhi me urën Morandi.
Kjo ngjarje, me doemos do të krijoj tronditje në nivele qeveritare, kudo në botë dhe vendimmarrje radikale mund të ndodhin në drejtim të rritjes së sigurisë së qytetarëve, sic ishte deklarata e ministrit Italian te Transportit Danilo Toninelli, i cili la të hapur mundësinë e rikthimit të rrjetit rrugor nën menaxhimin e shtetit, duke hequr dorë nga koncesionet. Edhe në Shqipëri mund dhe duhet të ketë reflektim.
Artan Shkreli bëri 2 ditë më parë një prononcim që duket si pikënisje e këtij reflektimi. Ai tha, sigurisht mbështetur në referenca të sigurta, se nese para 30 vjetesh mendohej se betoni i ruante vetite e tij te pakten 100 vjet, për shumë specialiste tashmë kjo kohë jo vetëm është vënë në dyshim, por po shkon drejt përgjysmimit, dhe tregoi dhe disa prej rreziqeve të mundshme në Shqipëri.
Duke qënë se betoni në Shqipëri (prej qeveritarve dhe ndertuesve) shihet si zhvillim do të ketë debate pa fund për këtë temë. Sot ishte një lajm tjetër , sipas të cilit Artan Shkreli, si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë ka firmosur shkresën për c’pronësimin e 95 parcelave për ndërtimin e incineratorit të Tiranës. Nuk mund të mos lindin, vetëtimthi ,shumë pyetje, në një lidhje dhe me tragjedinë e ngjarjes në Genova. Cfarë sigurie ka që ky djegës plehrash nuk do shtoj sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë e banorëve të Tiranës?
Kur Shkreli thotë se tash është e njohur që betoni nuk e ka jetën 100 vjet, por 50, kush e garanton që incineratori I Tiranës nuk do vdesë qindra njerëz përgjatë 30 viteve që e ka koncesionari dhe shumë vitë më pas, si rrjedhoj e ndotjes së akumuluar? Natyrisht nuk e kemi fjalën për vdekjet aksidentale që mund të ndodhin si kudo në industri të tilla ndotëse, por për vdekjet e ngadalshme, prej sëmundjeve të provuara të shkaktuara prej helmeve të djegjes së plehrave.
Pra në këtë këndvështrim, totalisht të injoruar nga qeveria Shqiptare, koncesioni i incineratorit mbart jo vetëm rrezikun e aksidentit si i urave të betonit, por edhe vdekjen e sigurtë prej helmimt të emetuar për 365 ditë në 30 e më shumë vite.
Kur Shteti Italian nuk kontrollon dot koncesionarin nëse mbajnë këmbët e betonit, kabllot e celikut, apo jo, si mundet shteti Shqiptar të mund të kontrolloj nivelet e helmit sintetik më të rezikshëm në planet, dioksinës, dhe shumë helmeve të tjera, që clirohen nga djegësi i plehrave? Për më tepër, për një sasi plehrash 5 herë më të madhe se cmund të gjeneroj Tirana plehra të djegshme, që do të thotë se pasigurisë së vendit I shtohet dhe akiviteti mafioz i pashmangshëm i imporit të pritshëm të plehrave?
Lavdosh Ferruni