Universiteti Bujqësor dhe shkolla e Veliaj

Universiteti Bujqësor dhe shkolla e Veliaj

Per mbjellje pallati apo mbjellje betoni

Shumë njerëz e mendojnë Velaj si një politikan me të ardhme të shpejtë të sukseshme në politikë.

Ndoshta.

Është rasti tani i përfishrjes së Erionit energjikisht për ti marrë një hapsirë të gjelbër Universiteit Bujqësor për të ndërtuar shkollë 9 vjecare e të mesme. E para që të vjen ndërmend është fakti që Tiranës po i hiqe një hapsirë mijra m2 e gjelbër për tu zevendësuar me beton.

Por pyetja themelore është: a duhet të bëj pjesë në prioritet e vendit zhvillimi i sektorit të bujqësisë në Shqipëri?. Përgjigja për këtë pyetje për këdo nuk është me me “ndoshta” , por me një “Po” të gjthëpranuar. Ka qënë e do të jetë. A mund të ketë Shqipëria një të ardhme pa një universitet të fortë për bujqësinë?

Jo, nuk mund të ketë.Po Erioni si mendon? Dhe më tej një Universitet Bujqësor pa një sipërfaqe didatikte nuk mund të imagjinohet. Shteti monist e pat kuptuar këtë dhe i pat krijuar kushtet në një linjë të tillë, sipas eksperiencave të përparuara botrore.

Jo rastësisht ,ndryshe nga diplomat të Universitetit Shtetëror që nuk njihen në Botë ato të universitetit Bujqësor njihen. Me mijra studentë nga e gjithë Shqipëria e kanë ndjerë vehten agronom, kur kanë mësuar pikërsisht në këtë parcelë të njohin variatetet e shumta të vreshtave, pemëve e ti krasisin ato prej porfesorve të vërtet të këtij Universiteti, krenari e Shqipërisë.

Në kohën e demokracisë Universiteti Bujqësor u la tërësisht pas dore nga shteti. Gjoja ju dhanë atribute më shumë duke kaluar institutet shkencore të bujqësisë pranë Universitetit Bujqësor.

Dhe kjo “gjoja” merr kuptim të plotë tash kur sipërfaqes jetike të gjelbër për qëllime mësimore shkencore të Universitetit Bujqësor i ndrohet destinacioni në truall për ndërtim të një shkolle. Kjo është një nonsens i madh.

A nuk gjëndet një territor shkolle sic janë gjëndur për qindra e mijra shkolla në mbarë vendin edhe një për në Kodër Kamëz, por e vetmja mundësi qënka Universiteti Bujqsor i Tiranës, që është vetëm një?

Nëse aty mund të jetë pushtuar cdo m2 a nuk mund të blej Bashkia e fuqishme e Tiranës një ndërtes në zonë për shkollë 9 vjecare a të mesme e ta modifikoj atë? Dhe dicka tjetër; do ishte kuriozitet që Erioni të tregonte një kampus Universitar Bujqësor në Botë (ose cfaredo kampusi universitar) ku shkojnë dora dorës në klasë studentët duke u puthur me shoqet studente edhe fëmijët e adoleshentët. A ka një të tillë? Ndoshta.