Une jam Valbona
Une jam Valbona. Jam asnjera nga ato vajzat qe dikur i quajten me emrin tim.
Une jam Valbona. Jam ajo rrjedha e kulluar, ai lumi i kthjellet e i kalter, qe buron nga gjoksi i bjeshkeve te nalta e krenare te Alpeve madheshtore te Tropojes.
Une jam Valbona, qe shperthej furishem nga shkembi e si nje ujvare perpasem mbi guret atje poshte e pasi fshihem dhe e çaj rrugen time nentoke, pershfaqem me gjithe magjine time, atje, pak me siper grykes se Motines e pastaj marr rrugetimin pergjate lugines, qe mban emrin tim. Luaj me guret e medhenj, qe gjej gjate rruges, e perplasem pas tyre si nje lazdrajke. Jam marrezisht e dashuruar, pas çdo gjeje, qe shoh e prek ne vrapin tim drejt Drinit.
Ua njoh bukurine e kengeve zogjve. I ndjek e i degjoj e mahnitur kur ndalen degeve te aheve, geshtenjave e lisave e pak me poshte edhe atyre, qe fshihen ne deget e shelgjeve. Njoh bagetine, qe vjen e çlodhet, freskohet e shuan etjen me ujin tim te bekuar. Njoh arushat, dhite e egra, ujqit, qe dimrit guxojne e zbresin deri ne brigjet e mia. Njoh shqiponjat e skifteret, qe fluturojne krenare mbi kersha. Une jam foleja e troftave me te preferuara te Ballkanit.
Njoh çdo fshat a shtepi, ndertuar vetem nje dallge larg brigjeve te mia. Njoh vogelushet e djelmoshat kurrajoze, qe sapo dielli ua perkedhelte syte nuk ngurronin te hidheshin e zhyteshin, notonin e luanin me valet e mia.
I njoh te gjitha vendet ku kaloj. Njoh pershperimat e te fshehtat e ruaj shume kujtime te bukura e te mrekullueshme. Kam edhe ca vende te “mistershme”, qe i dine vetem ata qe me njohin mire, si ajo shpella nen uje, jo shume larg ures se Kolgecajve, apo ajo vrella poshte ures se Bujanit.
Une jam Valbona e ka do kohe qe me kane denuar me burgim e nuk di nese do shpetoj dot.
Ca njerez te frikshem, po hedhin beton mbi guret e mi, ata me te cilet luaja e perqafohesha.
Shtratin po ma ndryshojne e po ma fusin ne do tuba te stermedhenj si galeri burgu.
Po ma presin turrin e po ma mbysin zerin.
Pas pak do jem shnderruar ne nje tjeter.
Nuk do jem me ajo Valbona qe keni njohur e dashuruar.
Oshetima ime do jete shuar e kenga ime do jete shnderruar ne vaj
Edhe sot jam ende Valbona. Neser nuk di nese do kem nje emer.
Sot e kam rradhen une, neser te vjen rradha ty, o mik, o njeri.
Lamtumire…
A ndie, O SHQIPTAR?!
Reago, sa nuk eshte vone!!!