Thertorja si atraksion turistik
Ka ndodhur në një vendim të Bashkisë Kamëz vitin e kaluar. Mbështetur në ligjin e turizmit kryetari i bashkisë ka firmosur vendimin për dhënie me qira 1.2 hektar tokë një privati (bioproducts shpk) buzë lumit Tirana, pranë vendit ku bashkohet me lumin Lana (zonë me ndotje të jashtëzakonshme) me qëllimin “për ngritjen e ambjenteve per agroturizëm për ofrim ushqimi, ngritje ambjentesh për argëtim në fermë dhe ngritje ambjentesh në agroturizëm dhe turizmin rural për fermën, kompleks blegtoral dhe stabiliment therrje…”, Shkurt në një zonë, ku njerëzit nxitojnë të largohen nga ndotja dhe era e tmershme do vinë turistë të argëtohen pranë therrtores dhe stallave të blegtorisë. Vendimi akoma është pazbatuar. Ceshtja është në Gjykatë. Banorët, që padrejtësish, po jetojnë në ndotjen që ja ka bërë dhuratë Bashkia e Tiranës dhe e Kamzës kanë kërkuar ndalimin e zbatimit të vendimit. Situata është edhe më dramatike, pasi ndryshe nga cfarë shkruan Bashkia se toka e dhënë me qira është zall, realisht është një pyll i dendur, që banorët e quajnë “Amazona e Laknasit” dhe që është një mburojë e vërtetë për jetën e qindra banorëve aty. Ka dhe një detaj tjetër surprizues, AZHBR, pranë Ministrisë së Bujqësisë ka gati të firmosur kontratën që do ti japë një grant mbi 200 mijë Euro kompanisë për therrtoren sapo të pritet pylli. A do lejojë gjykata administrative e Apelit të pritet gjithë pylli e ti ofroj turistëve të vëndit e të huaj shumë shpejt të argëtohen me therrtoren që do ndërtohet aty? Apo ndoshta ka një bashkpunim kriminal që duhet të kaloj për hetim tek SPAK? Kaq.