Teknologjia fotovoltaike një mundësi e re edhe për individët, krahas sipërmarrjes.
Përveç impianteve për te shitje energjie, interesi është duke u rritur edhe për skemat e matjes neto për vet-prodhim. Një nga specifikat e burimeve fotovoltaik është fleksibiliteti ne implementim, duke bere qe te identifikohen ne gjuhen teknike si resurse energjetike te shpërndara (DER). Për me tepër edhe synimi i rishikimit te ligjit te energjive te rinovueshme ishte përshtatja me direktivën e energjive te rinovueshme (RED) qe synon rritjen e konsumit te këtyre burime.
Kështu se pari, me ligjin e ri erdhi hapja e mundësisë për vet-prodhim në regjimin e njohur si matje neto (apo NetMeeting), për familjet dhe kompanitë deri në 500 kW. Një praktike qe ofrohet përmes një procedure të thjeshtuar (për me shume shih ne formën e një prezantimi), e ngjashme me atë te lidhjes se re, dhe mund te rezultojë me vënien ne pune ne rreth vetëm 30 ditë duke aplikuar pranë furnizuesit e energjisë elektrike (OSHEE-s).
Sipas sa sjelle nga Elton Çekrezi, Drejtor Ekzekutiv i EuroElektra sh.p.k. ne këshilla për biznesin për të përgjysmuar faturën e energjisë, Revista Monitor, 12 Gusht 2017, lidhur me praktiken e EuroElektres dhe interesin e këtyre investime për familjaret, rezulton se edhe se ne bote flitet prej vitesh për përfitimet nga energjia diellore, ne vend ende ka njohuri të vakëta kur bie fjala për masën e gjerë dhe jo të gjithë e kuptojnë potencialin qe sa me sipër mbarte ne praktike.
Kështu po të bëjmë një llogari për një familjar, që paguan 10 mijë lekë në muaj, duke futur ngrohje-ftohje pa kursyer. Nëse me këto 10 mijë lekë do te merrte një kredi, do të paguaje 10 mijë lekë plus 3 për qind për 6–7 vite. Pyetja është a nuk do të ishte më mirë që pas 8 vitesh të ketë përfituar energjinë falas sesa t’i paguaj gjate këtyre 8 viteve dhe përtej tyre, me çmime që mund të jenë ndoshta dhe më të larta?
Aktualisht, pavarësisht nevojës për disa plotësime tekniko-administrative, sapo instalohet një sistem fotovoltaik, i cili ne te ardhmen mund te zgjerohet dhe kthehet ne hibrid, biznesi apo konsumatori familjare fillon te kursej nga faturat e energjisë elektrike dhe rrit njëkohësisht dhe sigurinë energjetikë. Për me tepër, kur ky sistem hynë në rrjet, mund te mbulohen te tere nevojat vetjake duke e rritur me tej edhe përfitimin ekonomik. Ne çdo rast sa me sipër (pra e bere me mbështetjen e projeksionet e sotme) e mbron investitorin nga çfarë do rritje e çmimit të energjisë elektrike në të ardhmen.
Dr. Lorenc Gordani, 9 Tetor