TECi Roskovecit, njësoj si i Vlorës e i Bangladeshit.

TECi Roskovecit, njësoj si i Vlorës e i Bangladeshit.

Në vazhdën e vjedhjeve të mëdha që i bëhen Shqipërisë vjen projekti për TEC në Roskovec me bazë fosile. Këto ditë një kompani e quajtur Fier Thermoelectric Sh.a ka dorzuar dokumentin “Permbledhje jo Teknike e Raportit të Vlerësimit të Thelluar të Ndikimit në Mjedis” për projektin me titull “Impianti Energjitik me cikël të Kombinuar Roskovec, Shqipëri” pranë Agjensisë Kombëtare të Mjedisit AKM).  Kompania greke “Gek Terna SA” dhe ajo shqiptare “Gener 2” (me 30% te aksioneve) do ndertojnë dhe zotërojnë TECin e Roskovecit.

Duket si Shqipëria do paguaj më saktë të thuash do ti vidhen miliona euro, njësos si me TEC të Vlorës 20 vjet më parë dhe me këtë TECin e Bangladeshit 1 vit më parë. Edhe për TEC të Vlorës u tha se është TEC me cikël të kombinuar dhe për TEC të Bangladeshit u tha se do djegi gas. Të dy këta thjesh kanë djegur e djegin lekët e Shqiptarëve. Mund të ndodhë e njëjta gjë, por me përmasa shumë më të mëdha me TEC të Roskovecit.

Një skenar i vjedhjes është që firmoset kontrata TECi nuk ndërtohet (si incenerator i Tiranës) ose nuk punon (si TECi i Vlorës, TECi i Bangladeshit, apo inceneratorët e Elbasanit e të Fierit) dhe “Fier Thermoelektric” merr miliona nga gjykatat ndërkombëtare.

Skenari tjetër është që TECi punon 7 vjet sa duket se është në kontratë, pastaj ndodh diçka dhe Qeveria paguan TAP edhe për gazin që nuk përdoret (këtë ka kërkuar kompania TAP dhe është miratuar nga ERE, nësë ndodh që dalja (exit) nga TAP bëhet fakt).

Një skenar tjetër pasiv është që Qeveria shqiptare blen gaz me çmim më të shtrenjtë, se tregu për 30 vitet e ardhshme, sipas kontratës të firmosur në këtë kohë nga Qeveria aktuale, me vendim kolegjial, si rastet e përmendura me TECet e tjera e inceneratorët.

Mund të ketë dhe skenar të tjerw vjedhje, nëse investigohet për këtë rast.

VNM e dorëzuar e TECit të Roskovecit tregon dimensionin e skandalit.

Kompania Gener2 blen 4 hektar tokë bujqësore në Roskovec dhe i sjell propozimin Qeverisë që aty bashkë me një kompani greke të ndërtoj një TEC me kapacitiet 170 MW. Pra toka bujqësore në mënyrë të jashtëligjshme shndrohet në truall për vepër industriale private. Hartuesit dhe mbështësit e skandalit do thonë se prodhimi i energjisë e justifikon shndrimin e pronësisë, pasi energjia ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Pra, një kompani e huaj, me një partner vendas, me para të huaja me lëndë të parë nga Azerbajxhani, me ekspertizë të huaj do prodhoj më shumë siguri kombëtare?

VNM e thelluar sipas të gjitha ligjeve mjedisore e ka detyrim të paraqes alternativa mjedisore krahasuar me veprën e propozuar.

Është detyrim që në VNM të jepet vlerësimi i veprës në vende të tjera, nga ku do rezultoj vendi më i mirë, psh në vende të tjera përgjatë gjurmës së TAP, jo pikërisht tek toka bujqësore që ka blerë Gener 2. Për shembull, dukshëm të shkon mëndja se vend më i mirë do ishte në Greqi, se sa në Shqipëri, pasi kompania ështyë greke dhe energjia kryesisht do prodhohet për tu eksportuar, kryesisht në Greqi.

Sipas ligjit duhet shqyrtuar alternativa teknologjike e mundshme më e mirë. Psh alternativa e prodhimit të energjisë fotovoltaike, e cila aktualisht jo vetëm që është e pastër, por është edhe më ekonomike për kushtet e veçanta të Shqipërisë me shumë ndriçim diellor.

Një nga këto alternativa të detyruara është alternativa e “të mos bërit asgjë”. “Të mos bërit asgjë”, duhet të marrë në konsideratë veprime të tjera dhe ndryshimet mjedisore që do të lindin në mungesë të projektit. Kjo është përmendur shpesh si alternativë e zhvillimit minimal, për shkak se autoriteti publik do të vazhdojë të bëjë minimumin e nevojshëm për të ruajtur systemin.

Për shembull. Në mungesë të projektit të TECit të Roskovecit Qeveria ndërton një impiant fotovoltaik, që shërben edhe për diversifikimin e energjisë. Dhe kjo duhet të ndodhë pasi është shkruar qartë në “Plani Kombëtar i Republikës së Shqipërisë për Energjinë dhe Klimën” (fq 30) miratuar 29 Dhjetor 2021: “Gjatë viteve në vijim, Shqipëria duhet të ndjekë në veçanti procesin e kalimit drejt diversifikimit përmes reduktimit të përdorimit të burimeve hidrike dhe nxitjes së përdorimit të burimeve alternative të rinovueshme të energjisë, duke vepruar në përputhje me standardet mjedisore”.

Në ditën e miratimit të këtij plani Kombëtar ministrja Balluku ka thenë se objektivat kryesorë specifike në këtë program do të zbatohen deri në vitin 2030 e që kanë të bëjnë me shifra konkrete, të tilla si reduktimi i emetimeve të gazrave deri në 18.7%.

VNM nuk tregon se sa rriten emetimet e gazrave serë nga vepra e TECit të Roskovecit, ndërkohë kur Shqipëria duhet ti ulë ato.

Kjo VNM për këtë TEC do të mbahet mënd si më skandalozja edhe nga disa të dhëna bazike që mungojnë aty; cili është trëndafili i erërave, sa decibel është niveli i zhurmave, çfarë i ndodh qytetit dhe puseve po të marësh 2 m3 ujë/sec (siç shkruhet në VNM), pse nuk ka studim hidrologjik, sizmik etj, ëfarë ndodh me ndotjen kumulative të emetimeve, sidomos në këtë zonë afër hidrokarbureve etj.etj. Ajo që është habia më e madhe është mungesa në VNM e informacionit për informimin dhe konsultimin me publikun, që është detyrim i pa evitueshëm, që buron nga ligji dhe konventa e Aahrusit. Gener 2 e ka bërë takimin me publikun edhe për vepra më të vogla si tek HECet e saj në Valbonë, edhe pse në takimet atje pati “pjesmarës”, që kishin vdekur shumë vite më parë.


Supported by The Minor Foundation for Major Challenges