TECi lundrues: Po vjedh edhe “pak”, mbase shpëtoj nga SPAK.
SPAK ka muaj që ka filluar një hetim paraprak për TEC lundruies.
KESH mendon se mjafton të provohet që TECi lundrues punon dhe SPAK nuk do të ndërtoj akuzë. Për këtë KESH bashkë me pronarin e TECit në offshore dhe me znj. Balluku, ka ndërtuar një skemë mashtrimi me efekt vjedhjen. Kjo skemë është origjinale shqiptare mbështetur në parimin. “Vidh per të mbuluar vjedhjen më të madhe”
Skema është; le të ndezim disa prej gjeneratoreve për disa orë në muaj për të prodhuar energji elektrike, kryesisht në të errësuar, në mënyrë që të thuhet se TECi lundrues është në punë, por që mos të ketë dhe vëmëndje publike. Kështu, duke qënën në punë justifikohet pagesa për qiranë, për 2 vjet nga 94500 USD në ditë. Kjo skemë shoqërohet me një bllokim të pa parë të cdp lajmi e diskutimi, nga mediat tradicionale dhe jo vetëm.
Bllokimi i mediave, jo cuditërisht edhe mediat afër opozitës ka krijuar në publik opinionin që TECi lundrues nuk punon. Kjo bindje është rrënjosur edhe për faktin se TECi arriti të nxjerr tym vetëm 2 vite e gjysëm, pasi ishte nënshkruar kontrata, mbështëtur në VKM të qeverisë, për emergjencë të krizës së energjisë, e shprehur me rritjen e madhe të cmimeve të energjisë elektrike në bursë, në vitin 2021.
Në fakt SPAK duhet ta filloj hetimin qysh në kohën e VKM së Qeverisë të 2021, që i hapi rrugën TECit lundrues, pasi paradoksalisht Qeveria milionat e shtuara të importit të energjisë elektrike shkaktuar prej rritjen e cmimeve të naftës e gazit do ti zvoglonte, jo nëpërmjet kursimit të energjisë elektrike, eficencës dhe inkurajimit të energjive nga burime të rinovueshme, por duke paguar miliona për prodhim energjie nëpërmjet marrjes të një TECi me qira , gjoja më lirë, se vendet e tjera.
Është e habitshme (jo shumë e habitshme) se si Qeverisë do ti leverdiste të prodhonte energji nga një TEC, ndërsa vetë Shqipëria nuk kishte as TEC, as teknologjinë, as lëndën e parë, as specialistët e TECeve, madje as punëtorë.!
Në një debat publik (i sajuar, apo spontan) në Top Channel tek Grida Duma, në 10 Janar 2025, debati ngeci; punon TECi, nuk punon TECi.
Sigurisht TECi pjesërisht në kohë e në kapacitet arriti të vihet në punë, pas 2 vjetësh I ankoruar në Triport, por pyetja asgjësuese është a duhet të punoj?
Dhe këtu ka një përgjigje të prerë.TECi nuk duhet të punoj. Kontrata nuk ka mbaruar. Kontrata duhet anulluar. Kompania offshore Excelerate Global Operation, që ka firmos kontratën duhet ta marrë mbrapsht menjëherë, ose nëse kontratës i është bërë ndonjë amendament, që TECi lundrues i mbetet Shqipërisë do duhet TECi lundrues të shkoj menjëherë për skrap, pasi duke ndenjur aty vec vjedhjes së madhe prej 94500 USD, për cdo orë që punon i vidhen buxhetit të shtetit rreth 10,000 Euro, për shkak të kostos së prodhimit rreth 100-euro më të shtrenjtë se cmimi në bursë.
Fakte të vjedhjes për vjedhjen.
Gjatë muajit Korrik 2025 KESH ka blerë energji elektrike.
Cmimi mesatar i ponderuar i blerjes së energjisë elektrike, gjatë muajit korrik 2025 ka qënë 127 EUR për MWh (tab 1).
Cmimi ndërkombëtar për Korrikun duket të jetë si mesatare rreth 100 EUR ( graf. 1)
Gjate korrikut jane prodhur nga TEC lundrues 6115 MWh (graf. 2)
Në një nga ditët, konkretisht më 26 Korrik është ndezur TECi lundrues prej orës 17 deri në orën 22. KESH per te plotesuar nevojat e javës ka importuar energji elektrike, sipas një grafiku të miratuar (pjesa me hapsirën e bardhë poshtë vijës së ngarkesës aktuale, në grafikun e poshtëm). Në këtë grafik janë paraqitur orët dhe prodhimi nga TECi lundrues me ngjyrën e zezë. (graf 3)
Pyetja kryesore është pse KESH ka prodhuar këto orë energji elektrike nga TECi lundrues dhe nuk e ka importuar këtë energji nga tregu ndërkombëtar, me cmim shumë më të ulët se kosto e prodhimit nga TEC lundrues?
Si data 26 Korrik 2025 ka dhe data të tjera, pra vjedhje të ngjashme.
Cmimi i ponderuar i blerjes së energjisë elektrike për Korrik 2025 ka rezultuar 127 EUR/MWh. (tab. 1)
Kosto e TECit lundrues, sipas dokumetave zyrtare është minimalisht 187 EUR, pra për cdo MWh të prodhuar kemi një vjedhje të buxhetit prej 60 EUR. Kështu për korrikun kemi një vjedhje prej 366900 EUR (60 EUR/MWhx6115MWh). Kjo është një vjedhje për të justifikuar vjedhjen e madhe prej 70 milion EUR.
Kjo ka ndodhur dhe po ndodh në cdo muaj, qysh prej gushtit të vitit 2024.
Rasti dimer. Pas debatit televiziv në Janar, TECi lundrues punon, apo nuk punon, në Shkurt viher re nje super spekullim pasi KESH prodhon 24 674MWh nga TEC lundrues (graf.4) , ndërkohë, Shqipëria në këtë periudhë edhe eksportonte energji elektrike dhe energjia e prodhuar nga TEC lundrues është mbi ngarkesën aktuale, pra fiktivitet i plotë, madje dëmi duhet llogaritur me diferencën e kostos së TECit me koston e prodhimit nga HECet.
KESH blen me cmim te ponderuar prej 147 eur/MWh gjatë fillimit te Shkurtit (tab2).
KESH prodhon me TEC lundrues me kosto minimale 187 EUR/MWh. Duke llogaritur diferencën me cmimin e blerje prej 40 EUR, për Shkurtin, edhe pse mund të jetë shumë më tepër duke konsideruar edhe eksportin e energjisë elektrike në këtë muaj i takon që prodhimi I energjisë nga TECi (graf. 5) është një shpenzim i panevojshëm, pra një dëm prej 986960 EUR (40 EUR/MWh x 24674 MWh)
Graf 5, Burimi: Opendata OST (30 Janar-1, 2 Shkurt 2025)
E njëjta skemë mashtrimi me pasojë vjedhjen është konstante, qysh nga fillimi i pageses në Shtator 2024.
Ja një përpunim i krahasimit të kostos së prodhimit të energjisë elektrike prej TECit lundrues me cmimin e tregut për muajin Mars 2025 (Grafik 6)
Nuk mund të mos përmendet fakti që përvec muajt Gusht 2024, që kompania bëri testin e komisionimit dhe që rezulton sipas OST që ështe arritur deri në një prodhim prej 100 MWh, në të gjithë muaj pasardhës në asnjë orë të punës nuk është arritur prodhim sa në testim, por qe rrahin afro 85 MWh. (grafik. 7) Nuk dihet pse ky reduktim, ndërsa në kontrate thuhet se kapaciteti është 114 MW.