TECi lundrues: E shet Bangladeshi me 15 milion $, e blen Shqiperia me 45 milion $.

TECi lundrues: E shet Bangladeshi me 15 milion $, e blen Shqiperia me 45 milion $.

Kompania e naftës Excelerate Energy, e cila do sjellë në gji të Vlorës TECin lundrues ka blerë në Bangladesh në Prill TECin lundrues me kapacitet 110 MW, me çmimin 15 milion USD, i cili sipas mediave ndërkombëtare do çvendoset në një vend të Europës Lindore. Deri tani kemi dëgjuar se Excelerate ka bërë marrveshje me KESH në Shqipëri për TEC lundrues, dhe jo në ndonjë vend tjetër të Europës Lindore, për më tepër të vendeve të BEsë. Ky TEC lundrues në Bangladesh është prodhuar në vitin 1997 dhe është teknologji shumë e vjetër. Që nga viti 2018 ky TEC nuk punon në Bangladesh.

Në Shqipëri sipas marrveshjes qiraja për të përdorur këtë TEC, që do djegë naftë bruto do të jetë 63000 $ në ditë, për 2 vjet, pra afro 45 milion $.

A ka korrupsion këtu? Jo. Nuk ka korrupsion. Nuk dihet asnjë fakt korruptiv.

Ajo që dihet është fitim me shumfish të kostos prej kompanisë Excelerate, kompani që do ngulet në Vlorë për të fituar shumifsh me gjoja kthimin e TEC të Vlorës, i cili është me teknologjinë e avancuar me cikël të kombinuar, pra që punon edhe me gaz e do ta kthej Excelerate me gaz (?). Më pas Excelerate do ndërtoj aty 2 TEC të tjerë, e më pas, ose më parë do të ndërtoj aty edhe një terminal gazi që do të furnizoj gjithë Ballkanin.

Le të kthehemi tek TECi lundrues. Është njoftuar se kostoja e tij do të jetë 170 EUR/MWh, pa llogaritur koston mjedisore, si rrjedhoj e një superndotje që krijohet nga djegja e naftës bruto, pikërisht në gjirin turistik të Vlorës, duke asfiksuar industrinë e turizmit aty. Kjo kosto është 5-6 herë më e madhe se kosto e prodhimit të energjisë elektrike nëpërmjet impianteve fotovoltaike. Kujtoj këtu psh koston për çdo MWh të energjisë së impiantit fotovoltaik prej kompanisë franceze, Voltaila, që ka filluar ndërtimin në Katravasta me kosto 24.89 EUR/MWh.

Nëse 63000 $ në ditë për 2 vjet do të jepej si subvension familjeve dhe bizneseve te vogla e të mesme që të investotnin në panelet fotovoltaike Shqipëria për 2 vjet do prodhonte shumfish të energjisë së TECit lundrues, duke filluar vetëm për pak ditë, që nevojiten për instalimin, dhe për më tepër mijra familje për më shumë se 2 dekada nuk do paguanin për energjinëelektrike. Pse mungojnë këto llogari?

Duhet përmendur dhe fakti se marrveshja parashikon se ai TEC gati 30 vjeçar që është edhe teknologji e vjetër do të mbetet në Gji të Vlorës e për të cilin do duhen shumë shpenzime të tjera për ta demontuar e për ta çuar pwr skrap.

Le të mos flasim për korrupsion me TECin lundrues, për të cilin, sigurisht duhet të hetohet, bashkë me historinë qartazi korruptive të TECit të Vlorës, por kemi të drejtën legjitime të flasim për paaftësi të pafalshme.

Për këtë paaftësi kërkohet dorëheqje, normalisht e ministers së Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Balluku. Edhe njëherë, tani, jo për korrupsion, por për paaftësi.