TECi i Vlorës monumenti më madhështor i korrupsionit
Pse TECi i Vlorës është monument i korrupsionit?. Është i vetmi rast që janë shpenzuar mbi 130 milion euro para publike dhe kemi një produkt që vetëm se thith në vazhdim miliona, duke bërë një kercim të rrezikshëm në 2019, thjesht për ta vënë në punë atë, duke mos kërkuar asgjë dhe duke pranuar dëme të mëdha në mjedis dhe ekonomi për 20 vitet e ardhshme e më shumë.
DJE
12 vite më parë, qytetarët e angazhuar në organizatën e Aleancës për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës e festuan Vitin e Ri në barikadën e ngritur në rrugën ku kalonin kamionët për ndërtimin e TECit. Kundërshtimi i banorve të Vlorës që zgjati 3 vite, me protesta të shumta e masive është akoma i gjallë në kujtesën e banorve të Vlorës dhe gjithë Shqiptarëve.
Slogani i protestave të Vlonjatëve “Vlora turistike-jo energjitike”, përjashtonte mundësinë e ndërtimit të TECit në plazh të Nartës, edhe sikur ai të ishte i leverdishëm ekonomikisht dhe i pastër nga aferat e korrupsionit.
Mund ti kujtojmë lexuesit se në vitin 2002 projekti i Bankës Botrore ishte për të rindërtu TECin e Fierit si alternativa më e mirë. Në atë kohë ishte projektuar që në Gjirin e Vlorës të ndërtohej terminali i naftësjellësit AMBO dhe që sipas studimit të fisibilitetit të naftesjellesit duhej një burim energjitik afër terminalit tw AMBOs. Duket qartë që kjo të ketë qënë arësyeja e cvendosjes së vendit të TECit në Vlorë.
Në vetë raportin e Bankës Botrore, në Tetor 2009 pranohet gabimi në përzgjedhjen e vendndodhjes së TECit dhe kërkohet të kihet kujdes në projekte të tjera : “Paneli i Inspektimit ( i Bankës Botrore) ngriti shqetësime për tërë procesin e përzgjedhjes së vendndodhjes dhe Ekipi Menaxhues ra dakord që të integrojë më mirë shqyrtimin e çështjeve mjedisore dhe sociale në procese të tilla në projektet e ardhshme.” ( http://web.worldbank.org/archive/website01337/WEB/0__C-235.HTM ).
Problemi social — ekomik e mjedisor u injorua. BE në raportin për Shqipërinë të vitit 2005 theksonte:” TECi i Vlorës nuk është i leverdishëm ekonomikisht” Konventa e Aahrusit që kërkon pjesmarrjen e publikut në vendimmarrje me impakt në mjedis në raportin e saj në Qershor 2007 e gjen Qeverinë Shqiptare të ketë dështuar në realizimin e pjesmarrjes së publikut në vendimmarrjen lidhur me vendin e ndërtimit të TECit ( https://www.unece.org/fileadmin/DAM/env/documents/2007/pp/ECE_MP.PP_C_1_2007_4_Add_1.pdf ) .
Kemi të bëjmë thjesht me një dështim spektakolar apo me korrupsion?. Dyshimet për korrupsion kanë qenë gjithnjë pafund, por vetëm disa muaj më parë kemi një raport të vetë Bankës Botrore që bën të qartë korrupsionin që ka ndodhur, të paktën në procesin e tenderimit dhe masat ndëshkuese që ajo ka marrë për kompaninë A. ( http://documents.worldbank.org/curated/en/255391520630989687/pdf/123708-repl-Albania-PSRRP-PSGRP-Redacted-Report-FINAL.pdf?fbclid=IwAR2mxIzAze4atERHrNdiI9gBenwOU-t3ki-VqB7hRdSLteOqn0RTGOqt8rE )
SOT
Hapja e procedurave për dhënien me koncesion TEC të Vlorës më 31 Dhjetor 2018 (vendimmarrjet e dyshimta pëlqejnë shumë ditët e festave të fundivit dhe fundin e muajit Korrik) vecse ja rrit madheshtinë monumentit të korrupsionit, TECit të Vlorës, që ngrihet si monstër mbi bukurinë e pyllit të Sodës, buzë plazhit të Nartës, plazhit më të bukur të Adriatikut. Ka vetëm një justifikim ky hap dëmprurës, që të mbululohet korrupsioni i vjetër, në vend që ai të zbulohet e të dalin përgjegjsitë përkatëse. Kjo është një lojë e papranueshme.
Ekonomikisht është e papranueshme. ENTI Rregullator i Energjisë ka argumentuar se kostoja e prodhimit të Energjisë nga TECi në rast të punimit me gaz nuk mund të jetë më pak se 12 cent për kwh (https://www.youtube.com/watch?v=FWNRN2fMCcY ) , ndërkohë kur cmimi mesatar i blerjes në treg është afërsisht 6 cent për kwh. Është argumentuar se TECi në Vlorë është në vendin e gabuar, për arësyen, që e njohin të gjithë, që Vlora është përfundimisht dhe qartësisht mbështetur në kollonën e ekonomisë së turizmit. Në cfarëdo opsioni që të vihet në punë TECi i Vlorës do gjeneroj vetëm dëm. Dëmi mjedisor do jetë i pashmangshëm, se nuk ka TEC në botë që nuk ndot. Turizmi në Vlorë do të marrë një goditje ndoshta të pa riparueshme.
Sot jemi në kushte të tjera në krahasim me vitet 2002–2003. Sot Qeveria Shqiptare ka detyrime ndërkombëtare për të reduktuar emetimet e CO2. Sot trendi është tek energjitë e rinovueshme. Konkretisht në Akerni të Vlorës fillon ndërtimi i impiantit fotovoltaik me kapacitet 50 MW, i cili nëse merr në konsideratë dhe llogaritjet e kostove eksternale që rrjedhin nga ndotja e TECit, sigurisht që është më kompetitiv se TECi.
Për të investuar 58 milion për TECin duhet vlerësim i thelluar në mjedis, që do të thotë dhe një diskutim me publikun, që mos të përsëritet historia. Duhen shqyrtuar shumë alternativa dhe alternativa e cvendosjes së TECit në një zonë nafte në vend, apo në Seman, ku kalon gazsjellësi TAP, apo eksportimi i TEC si second hand diku në ndonjë shtet tjetër, dhe padyshim edhe cuarja për Skrap apo rishitja e tij pjesë pjesë.
Alternativa “mos bëj asgjë” që është e detyrueshme në vlerësimin e ndikimit në mjedis do të thotë që pas cvendosjes së TECit të studjohet dhe llogaritet në sipërfaqen që ai ka zënë dhe më gjërë ndërtimi i një resorti turistik, përshembull, apo një kompleksi argëtues e sportiv të madh aty.
Lajmi i dhënë në këtë fillim viti për të rivënë në punë TEC të Vlorës është një keqkuptim i madh midis qeverisjes dhe interesit publik.