TEC i Vlorës duhet të shkoj për skrap

Biden në ditën e parë të presidencës së tij firmosi urdhrin për ribashkimin e SHBA me Marrveshjen e Parisit.
Vetëm disa ditë më vonë vjen një prononcim kontravers prej drejtorit të zyrës së përhershme të Korporatës Ndërkombëtare të Zhvillimit Financiar (DFC), që është banka e zhvillimit të Shteteve të Bashkuara, z. John Ivanovic. Ai shprehet për “Monitor” për projektin e kthimit të termocentralit të Vlorës me gaz: “Një projekt specifik, që ne po mbështesim në Shqipëri është plani për të kthyer Vlorën në një impiant energjie të gazit natyror, të mundësuar nga furnizimi me gaz nga Shtetet e Bashkuara”.
Në këtë sipërmarje vec nënvleftësimit të Marrveshjes së Parisit, ku edhe Shqipëria, sit ë gjithë shtetet e botës ka detyrime për reduktimin e CO2, duket se ka një mosnjohje të madhe nga DFC me historikun e TECit të Vlorës, ose ajo ka një plan, ku TECi vetëm shërben si starter i ndonjë plani fosilizimi të Vlorës.
DFC duhet të dijë se TECi i Vlorës nuk është TEC me naftë, por është TEC me cikël të kombinuar me naftë e me gaz, madje është shkruar se TECi i plotësonte parametrat njësoj si standartet e BEsë, edhe pse cdo gjë ka qënë e mbetet tepër e dyshimtë. Madje, të dhënat janë të mjaftueshme që SPAK të hetoj edhe pse aferat fillojnë 20 vjet më parë, kur në mënyrë të cudistshme vendi i ndërtimit të TECit u cvendos nga Fieri në Vlorë.
Ivanovic duhet ta dijë se Vlora është qytet me destinacion katërcipërisht të qartë për industrinë e turizmit dhe Vlora nuk mund të jetë “impiant energjie e gazit natyror”
TECi i Vlorës ka vetëm një destinacion, për skrap dhe plazhi, nga më të bukurit në Mesdhe ti kthehet Vlorës.