Teatri i rindërtuar dhe një vlerë e shtuar.
Shumë qytetarë, artistë, arkitektë, historian e deshën Teatrin Kombëtar aty ku ishte, ashtu siç ishte, natyrisht me restaurimet e nevojshme të një ndërtese historike për Tiranën. A përbën numuri i këtyre dashamirësve të Teatrit një shumicë? Kjo nuk dihet. Do kishte qënë mirë të zhvillohej një referendum për këtë para se të urdhëroheshin fadromat e policija për ta shkatërruar. Tani me vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ndërtimit të Teatrit të ri është koha “për të marrë frymë”, para se të merret një vendim i ri nga Qeveria. Llogjika demokratike, duke marrë në konsideratë reagimet e vazhdueshme qytetare për më shumë se 2 vjet kërkon që opsioni i ndërtimit të Teatrit ashtu siç ishte dhe aty ku ishte duhet të konsiderohet me seriozitet maksimal. Lëvizja për mbrojtjen e Teatrit nuk ka qënë lëvizje e opozitës dhe ku ligjerisht maxhoranca mund të veproj në kundërshtim me të. Lëvizja për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka qënë qytetare, pavarësisht nga nuancat partiako-opozitare në kohë të ndryshme. Ka pasur shumë qytetarë e specialistë, të majtë, a me preferenca të majta për mos prishjen e Teatrit. Për shembull, në debatin e madh për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar arkitekti i njohur në vend Artan Shkreli, pjesë e rëndësishme e drejtimit teknik ne maxhorancën e Partisë Socialiste është shprehur, para shkatërrimit të Teatrit, se është i gatshëm të bëj projektin e restaurimit të Teatrit Kombëtar, por sipas tij kushton shumë.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në kushtet e reja mund ti gjej paratë për të bërë projektin e rindërtimit të Teatrit sic ishte. Ka plotë donatorë të vendit dhe të huaj të gatshëm ta mbështesin financiarisht projektin e rindëritimit të Teatrit.
Vlera e shtuar
Rindërtimi i Teatrit ka një vlerë të madhe të shtuar, pasi tregon se në Shqipëri po fryn era e demokracisë perëndimore, ku përgjegjsia instucionale është në një nivel të ri më të lartë e ku qytetarët kanë peshë reale në vendimmarrje të rëndësishme.
Teatri i rindërtuar përveç funksionit tradicional të çfaqjeve teatrale do të jetë edhe një atraksion turistiko-historik, si simbol i një etape të re të demokracisë funksionale. Do jetë simbol i këtyre kohrave të vrullshme të zhvillimit të demokracisë. Do jetë simbol i forcës së zërit të shoqërisë civile. Dhe kjo duhet pranuar si vlerë e shtuar.
Rindërtimi i Teatrit për të respektuar zhvillim dhe kërkesat e kohës do duhet të jetë i rindërtuar mbështetur edhe në parimet e një ndërtese ekologjike, natyrisht duke ruajtur 100% imazhin origjinal arkitekturor të projektuesve Italian, të para 80 viteve.
Teatri i rindërtuar do ishte një vlerë e shtuar edhe për liderin Edi Rama, pasi brezat, me shumë të ngjarë do ta përjashtonin etiketimn e tij si një diktator të kohëve moderne.