Kryetari i Bashkisë në një takim me komunitetitn e artistëve afro 1 vit më parë tha : “Kemi menduar të restaurojmë Teatrin Kombëtar, ju të sistemoheni përkohësisht tek turbina e ndërkohë po shohim mundësinë e financimit të një teatri të ri. “
A guxon kush sot të thotë se nëse do kish ndodhur kështu, qoftë edhe një artist i vetëm aktiv a në pension, qoftë dhe një gazetar i vetëm do ngrihej në atë takim e të thoshte: “ Jam kundër restaurimit, jam për shëmbjen e tij dhe ngritjen e një teatri modern po në atë vend” ??
Pak muaj më parë ndër më të mirët restauratorët në vend, Artan Shkreli (gazeta Panorama dt 12.09.2018) shkruante se restaurimi i Teatrit është plotësisht i mundshëm dhe se ai vetë do dëshironte ta bënte vetë këtë. Ai shtoi: “ E mirëkuptoj Erion Veliajn, i cili kërkon të vibrojë qytetin që administron..”
Pra sikur të mos ishte vibrimi që po i bën Erion Veliaj Tiranës nuk do egzistonte kauza e Teatrit. Problem i madh është se epiqendra e vibrimit që shkatërron të ardhmen e qytetit është pikërisht këtu tek zona e Teatrit.