Të mbështesim Voltanën

Të mbështesim Voltanën

Do mbledhim mbetjet derë më derë, tha Voltana Ademi, sot në takimin e Kryeministrit me kryetarët e bashkive bregdetare dhe prefektet.  Voltana e tha këtë jo me shumë besim në vehtvete, teksa kërkoi që kostoja e kësaj iniciative, që nëse ndodh të realizohet do të shënonte kthesën e madhe të pritshme për pastrimin e Shqipërisë, të ndahet përgjysëm me Qeverinë. Fakti që menjëherë kjo iniciativë u mbështet edhe nga Kryeministri, i cili tha se më pas kjo mund të përhapet në Bashki të tjera, jo vetëm që rrit besimin e Voltanës së pari, por shënon momentin më të rëndësishëm  për cështjen e menaxhimit të mbjetjeve në këto 30 vjet. Bërja realitet e kësaj iniciativë e konvertuar edhe në plan të bashkisë Shkodër për vitin 2022 kërkon një mbështetje frontale, së pari nga qytetarët e Shkodrës, nga gjithë institucionet respektive të shtetit, si dhe nga shoqëria civile.

Kjo iniciativë është realisht detyrim ligjor qysh prej vitit 2011, kur u miratua ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve, që kërkon ndarjen në burim, mund dhe duhet të jetë e sukseshme.

Shkodra me qytetarinë e saj mund ta bëj këtë që të ndodhi.

Të gjithë të mbështesim Voltanën në këtë iniciativë.

Vetëm më ndarjen në burim të mbetjeve Shqipëria bëhet më e pastër.