Shoqata për Mbrojtjen e Alpeve Shqiptare “Toka” zhvilloi sot një tubim proteste kundër ndërtimit të hidrocentraleve në parkun kombëtar të Valbonës. Protesta u zhvillua para Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, i cili sipas tyre, duhet të kishte ndaluar ndaluar punimet e hidrocentraleve mbi lumin Valbona qysh në muajin maj.