Sulmi i integruar i kompanive ndërkombëtare të fosileve në Gji të Vlorës

Sulmi i integruar i kompanive ndërkombëtare të fosileve në Gji të Vlorës

Qeveria e Shqiperisë ka mirëpritur me përulësi sulmin e integruar të kompanive ndërkombëtare të fosileve në Gji të Vlorës, duke nënshkruar memorandume bashkëpunimi me to. Në këtë bashkëpunim e vetmja gjë që ofron qeveria shqiptare është territori më i bukur i vëndit, Gjiri i Vlorës, ku këto kompani do maksimalizojnë fitimet e tyre dhe do çfryjnë pa fund super ndotje dhe gazra serë  në territorin e një vendi tjetër. Qeverisë shqiptare i mjafton që po vetëkënaqet teksa ka filluar të lakoj togfjalëshin “Shqipëria lider i energjisë në rajon” edhe pse do blej më shtrenjtë energjinë prej këtyre kompanive, sa sa prodhohet në vend nga energjia hidrike dhe fotovoltaike; kjo e fundit, akoma dukshëm qëllimisht e bllokuar, apo e zvaritur, për ti hapur rrugë kompanive fosile të prodhimit të energjisë të zbarkojnë në Vlorë.

Ja disa prej emrave të kompanive, gati per t’ju versulur Vlorës në Shqipëri, duke pasur dhe “buzëqeshjen mikëpritëse” të Ballukut dhe Ramës: EXECELERATE ENERGY (US), RENCO (Italy), ExxonMobil (US), ENAGAS (SPAIN), OVERGAS (Bulgaria), IAP (gazsjellesi Adriatiko – Jonian), TAP (Trans Adriatik Pipeline). Të tjera kompani mund ti bashkohen këtyre në vitet që vijnë.

Dhe të gjitha e kanë përqëndruar sulmin në Vlorë dhe nga aty do mësyjnë Ballkanin. Përfituesit e mëdhej me miliarda dollar për shumë e shumë vite do të jenë kompanitë e shitjes së gazit të lëngshëm.

Vlora është humbësi më i madh si rrjedhoj i denatyrimit të ADNsë së saj me biodiversitet të pasur dhe turizëm të zhvilluar, që do të ndodhë prej ndotjes së rëndë dhe masive të industrisë fosile që pritet të instalohet aty prej këtyre kompanive veç e veç e nëbashkpunim, sipas memorandumeve të firmosura deri tani, që konfirmojnë një infrastrukturë rigazifikimi me kapacitet shmë të madh prej 5 miliard m3 gaz në Gji të Vlorës, kapacitet që edhe mund të rritet në vitet që vijnë.

Bashkë me Vlorën humbet Shqipëria. Dhe humbja e Shqipërisë ka filluar. Qeveria paradoksalisht ndërsa eksporton energji të rinovueshme paguan cdo ditë 85,500 USD (sipas kontrates) si qira, tek konsorciumi Excelerate & Renco për një TEC lundrues me naftë të rëndë, pa punuar, por që nëse do ndizej do ishte krim i pastër ekonomik dhe mjedisor, pasi kostoja e prodhimit për njësi prej tij është rreth 2 fish i çmimit në bursë dhe ndotja gjigande. Dhe duket se Excelerate dhe Renco do vjelin nga buxheti i Shtetit 62 milion USD për 2 vjet. Duke qënë se nuk ka shanc për tu ndezur, së paku në këtë periudhë Vlora do të shpëtoj nga ndotja e tmerrshme, dhe humbja mbetet tek milionat e fluturuara. Rreziku më i madh vjen më pas. Excelerate do punoj për të hapur tregun e shitjes të 5 miliard m3 gas. Do filloj me gjoja kthimin e TECit të Vlorës, që gjithashtu nuk ka punuar asnjë ditë që prej vitit 2009, nga TEC me cikël të kombinuar (dmth, që punon dhe naftë d1 dhe gaz) në TEC me gaz (dukshëm këtu është një tjetër fluturim dollaresh). Pala shqiptare nuk ka hetuar për mospunimin për 14 vjet). Ky TEC famëkeq, që 20 vjet më parë prodhoi lëvizjen më të fuqishme qytetare mjedisore do të shërbej si sebep për të lidhur Vlorën me TAP. Dhe kjo lidhje shërben në fakt për shitjen e gazit të lëngshëm të rigazifikuar në Gji të Vlorës prej Excelerate dhe ExxonMobile tek TAP dhe më gjërë në Ballkan.

Loja e madhe e këtyre kompanive, gjithnjë me pranueshmërinë “dashamirëse” të qeverisë shqiptare, është ajo e gazifikimit të Shqipërisë e formuluar në vitin 2016. Kjo është një lojë edhe më e madhe se ajo me inceneratorët, pikërisht për faktin se janë bërë pjesë edhe këto kompanitë e mëdha të fosileve.

Sipas masterplanit gjoja do happen 3 pika dalje nga gazsjellesi TAP në territorin e Shqipërisë që do shërbejnë për gazifikimin e Korcës e zonës së Fierit. Pikat e daljes edhe mund të hapen, por gazifikimi nuk ka për të ndodhur, për 2 arësye shumë evidente; mungesë e infrastrukturës së përdorimit të gazit dhe çmimi i lartë i gazit, jo konkurues krahasues me burimet e energjive të rinovueshme në Shqipëri. Sipas masterplanit të gazit ndërtimet e reja do duheshin të bëheshin të deyrueshme të përshtatura për përdorimin e gazit, dhe kjo nuk ka ndodhur. Një mal me kërkesa në Ministri të Ballukut janë për impiante fotovoltaike, jo për gaz nga TAPi, sidomos me rritjen e çmimit të gazit dhe fosileve në përgjithësi për shkak të luftës në Ukrainë.

Kompanive të fosileve që po sulmojnë Vlorën kanë një qëllim të vetëm të shesin gaz të lëngshëm duke u lidhur me TAP, duke ndërtuar TECe të tjerë në Vlorë, që të shesin shtrenjtë energjinë elektrike, dhe duke ndërtuar linja të tjera të shpërndarjes së gazit në vëndet e tjera të Ballkanit, që gjithashtu do të jenë humbës, sidomos, në planin jo afatshkurtër.

Shtetet e Ballkanit gjithashtu nuk janë shumë të varur nga gazi, por qeveritë po planifikojne të zgjerojnë përdorimin e gazit dhe për këtë janë inkurajuar edhe nga Komisioni Europian. Një grup i shoqërisë civile ka kërkuar Komisionit Europian se duhet të ndaloj mbështetjen dhe financimin e projekteve të fosilit të gazit në Ballkanin Perëndimor dhe në të kundërt të fokusohet në energjitë e qëndrueshme.

Nga vendimmarrësit e qeverisë, por dhe nga e gjithë politika shqiptare nuk dëgjohet të përmëndet kriza klimatike, që sipas studimeve Shqipëria do të afektohet më shumë se vendet e rajonit. Për të përballuar këtë krizë Shqipëria duhet të realizojë detyrimin e premtimit të uljes së emetimeve të CO2, të marrë qysh në konferencën e Parisit, me 11.5%, por me “puthjen” e Qeverisë me korporatat e fosileve shtimi i emetimeve të CO2 do të rritet në mënyrë exponenciale. Kështu Shqipëria kontribuon që edhe Bota të humbasë në luftën me krizën energjitike.

Në këtë sulm drejt Vlorës, fosilizantët pushtues kanë bërë një llogari gabim. Ata kënë konsideruar popullin e Vlorës, si popull “dele”.