Suksesi i kompanise eshte vetem ti arrij ti ndezi. Aq i duhet.

Suksesi i kompanise eshte vetem ti arrij ti ndezi. Aq i duhet.

SHKRUAR NGA OLA XAMA

Kriza e energjisë mbaroi, por ende nuk është mbyllur fatura financiare e saj.

KESH planifikon të paguajë 68 milion dollarë për qiranë e dy termocentraleve lundruese, të cilat u morën nën umbrellën e emergjencës që shkaktoi kriza, pikërisht për të ulur kostot e saj.

Dështimi i TEC-it të Vlorës, Balluku: Të gjithë fajtorë, që nga qeverisja e kaluar deri te Ukraina e kriza globale (Përveç ministrisë së saj)
Kriza ka përfunduar dhe në bregun e Vlorës qëndrojnë dy asete që kërcënojnë çdo ditë mjedisin e qytetit dhe buxhetin e KESH.

Kontrata është hartuar në mënyrë krejtësisht të njëanshme sa i takon interesave të Korporatës Elektroenergjitke, por ‘fati’ e ka dashur që gjendja e anijeve TEC të jetë në pikën që askush nuk po arrin dot t’i vendosë në punë dhe të certefikojë kalimin e testeve në mënyrë që të nisin pagesat.

Disa javë më parë, tubi i furnizimit të anijeve me lëndë djegëse pësoi çarje, duke i dhënë dhe një shans të fundit KESH për t’u nga kontrata me arsyen se qiradhënësit nuk kanë përmbushur detyrimet kontraktuale.

Por nuk ndodhi kështu, punimet për riparimin e defekteve vazhdojnë, ndërkohë që rrezikojmë të paguajmë 45.5 milion dollarë qira dhe 22.5 operim për dy asete që vlerën kontabël do ta kenë 0!

Fatura e blerjes së anijeve nga Excelerate Energy është 15 milion usd, vlera kontabël sipas kontratës së firmosur mes KESH dhe kompanive Excelerate dhe Renco për sigurimin e tyre është 20 milion usd, ndërsa vlera e amortizimit vjetor sipas bilancit të depozituar nga vetë kompania është 6.5 milion euro në vit.

Pra vitin që vjen, do të paguajmë qira për dy asete pa vlerë dhe të paktën 100 milion usd për mazutin që është lënda me të cilën punojnë asetet termike. Këtyre shpenzimeve i shtohen dhe ato të kontratës së sigurimit me vlerë 2 mln usd, 8.2 milion usd që po shpërdorohen për marrjen me qira të depozitave të lëndës djegëse dhe 2.4 milion usd të tjera që janë paguar nga Korporata për taksat doganore dhe vajin lubrifikues.

Përfituesi i dhjetra milion dollarëve nga paratë e qiradhënies është kompania offshore me bazë në Delaëare të SHBA. Excelerate Energy Limited Partnership.

Firmë të cilës askush nuk i njeh pronarin, por që u prezantua nga zv/kryeministrja si kompania Excelerate Energy, baza e të cilës është në Texas.

Tani ose zv/kryeministrja ka gënjyer, ose KESH ka ngrënë dardha pas krahëve të saj!