STUDIMI: Jeta në oqeane parashikohet të zhduket nëse emetimet mbeten të larta
Kafshët detare mund të ngordhin në një nivel që rivalizon zhdukjet masive më të mëdha në historinë e Tokës, nëse njerëzit nuk frenojnë emetimet e gazrave serrë.
Ky është rezultati i një studimi të botuar në revistën Science, i cili zbuloi se shumë krijesa të ujit mund të përballen me kushte shumë të ngrohta dhe me shumë pak oksigjen për të mbijetuar. Sa më shumë ngrohje, aq më pak specie ka të ngjarë të mbijetojnë, tregojnë rezultatet.
Studiuesit morën në konsideratë "Vdekjen e Madhe" 252 milionë vjet më parë kur më shumë se dy të tretat e të gjithë jetës detare në periudhën Permian u zhdukën. Sipas një skenari të emetimeve të larta, rezultatet ishin shqetësuese.
"Nëse nuk veprojmë për të frenuar emetimet, zhdukja e shumë specieve është mjaft e lartë. Ajo regjistrohet në shkallën gjeologjike ndër kolapset kryesore biotike të diversitetit në historinë e Tokës", tha Curtis Deutsch, profesor i gjeoshkencave.
Studimi tregon se Toka mund t'i afrohet niveleve Permian të zhdukjes detare deri në vitin 2300 nëse emetimet vazhdojnë të rriten. Speciet polare janë më të rrezikuara, pasi habitati i tyre bëhet "një vend klimatik që po zhduket".
Por ky fat mund të parandalohet. Nëse emetimet qëndrojnë pranë niveleve të përcaktuara nga liderët botërorë në Marrëveshjen e Parisit 2015, kafshët detare nuk do të rrezikonin kaq shumë.
"Zhdukjet shmangen kryesisht sipas atij skenari”, tha Justin Penn, studiues.
Megjithatë, analiza është një kujtesë se ritmi i ndryshimit në Tokë sot mund të jetë i krahasueshëm me ngjarjet më ekstreme në histori.
"Në dekadat e ardhshme, ne do përcaktojmë nëse vërtet do të futemi përsëri në një zhdukje masive", tha Eric Galbraith, studiues.
Ekipi ka zbuluar se ngrohja globale dhe mungesa e oksigjenit ishin shkaqet e vdekjes së madhe.
Zbulimi se ndryshimet ekstreme në klimë ishin shkaqet e mundshme "ishte një moment i vërtetë eureka", tha Deutsch.
“Imagjinoni të përballeni me inflacionin ndërkohë që ju shkurtohen edhe orët ose paga juaj po ulet”, tha ai.
Aktualisht, temperaturat mesatare të sipërfaqes botërore janë në ritëm për t'u rritur afërsisht 3.2 gradë Celsius deri në fund të shekullit në krahasim me kohërat paraindustriale. Por kufizimi i ngrohjes globale në 2 gradë Celsius do të ulte ashpërsinë e zhdukjeve me më shumë se 70 për qind.NBCNews."Si"