SPAK drejt pistës për inceneratorët: “Janë siinceneratorë”

SPAK drejt pistës për inceneratorët: “Janë siinceneratorë”

Luçiano Boçi pas vizitës në incinerator të Elbasanit shkruan:

“Në Elbasan inceneratori është ndërtuar, por ai nuk është teknologjia më e mirë”

Pak ditë më parë kryetarja e komisionit të hetimit parlamentar znj. Tabaku shkruan: "Të tre inceneratorët nuk punojnë ne kapacitet të plotë.."

Sipas opozitës, qëndrimi që del është se inceneratorët janë aty, por nuk janë më të mirët e mundshëm. Edhe Rama ka thënë së fundmi: “veprat janë aty”. Kështu, politikisht konkluzioni i komisionit parlametar pritet te jetë pak ashumë në versionin: “inceneratoret janë një zgjidhje e mirë, por jo më e mira dhe se ka disa probleme me mosrespektim te procedurave ligjore, që kanë ardhur nga emergjenca e menaxhimit të mbetjeve dhe ka njerëz që nëpërmjet fiktivitetit të faturave kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash sic është edhe dyshimi për ish ministrin Lefter Koka. SPAKu duhet të vazhdoj hetimet”.

Nëse SPAK mbetet në këtë linjë të komisionit parlametar do ishte një rrënim i drejtësisë.

Pista më e mundshme e SPAK: “Inceneratorët nuk janë incenerator, janë imitime të inceneratorëve, ndërtuar, në shkallë pothuaj reale (dicka e ngjashme me ndërtimin e skenave për xhirim filmi) me pjesë të përdorura dhe stoqe pjesësh të inceneratorëve të gjeneratave të dala jashtë përdorimit të blera me çmim skrapi”

Një element që do çonte SPAK ne këtë pistë hetimi është se në prag të dhënies së konçesionit të incenratorit të Elbasanit, në vitin 2013 organizatës AKIP nga burime të besueshme ju dha informacion se nga Hollanda do vinte të instalohej në Shqipëri një incenerator i përdorur. Kjo u bë publike në atë kohë si kërcënim i rrezikshëm. Pyetja është a u ndërtua inceneratori i Elbasanit dhe i Fierit me pjesë të tilla të një inceneratori të përdorur në Hollandë a gjetkë? Dhe kjo është fare e lehtë të verifikohet me origjinën e blerjve të pjesëve të inceneratorëve. Në këtë pikë SPAKut i vjen në ndihmë një informacion shumë i vlefshëm, që një adoleshent mund ta gjej në google. Kosto e të tre incenratorëve sipas kontratave koncesionare janë 4-5 herë më të lira se cmimi ndërkombëtar i inceneratorëve të tipit WtE (prodhim energjie nga mbetjet).

Një element tjetër evident që ngjall dyshime të forta për incenratorët është mungesa totale e specialistëve shqiptarë me njohuri, qoftë edhe minimale për inceneratorët dhe se cdo gjë është konceptuar nga “shitësi”, i rrangullishteve të inceneratorëve, që ka gjetur bashkëpuntorë në Shqipëri në këtë aferë dhe plot të tjerë naiv, servilë, të friksuar në vendimmarrje dhe politikë.

Me kalimin e kohës, natyrshëm do dalin të gjithë elementët e aferës së inceneratorëve, por elementët disponibël janë të mjaftueshëm për anullim të menjëhershëm të incenratorëve.

Qeveria ka bërë mirë që i ka paguar 100% kontratat e incenratorëve, se zotot kanë përpunuar qysh në fillim skemën e marrjes së fitimit 30 vjecar për të tre inceneratorët nëpërmjet arbitrazhit. Jo më kot kanë filluar me gjyqin me EREn që gjoja nuk i ka lidhur kontratën për shitjen e energjisë.