Sot 2 vjetori i nënshkrimit të fosilizimit të Gjirit të Vlorës

Sot 2 vjetori i nënshkrimit të fosilizimit të Gjirit të Vlorës

Fakti që sot kemi një rrezik shumë të madh të transformit të Vlorës në një qytet të industrisë fosile konfirmohet me karemin gjithashtu shumë të shtrenjtë të TECeve lundruese me naftë të rëndë në Gji të Vlorës.

Pikërisht 2 vjet më parë, më 12 Mars 2021 në Teksas znj. Balluku nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit me kompanitë amerikane Excelerate dhe ExxonMobil për të kryer një studim fizibiliteti për zhvillimin e mundshëm i një projekti të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Portin e Vlorës në Shqipërinë Jugore.

Rama duke falenderuar palën amerikane, përfshi dhe ambasadoren Juri Kim tha se besonte që duke e shndërruar Vlorën në një qendër të gazit të lëngshëm natyror do ti jepte një nxitje të jashtëzakonshme moralit të shqiptarëve dhe vetë ekonomisë.

Në këtë marrveshje përmëndet dhe TECi i Vlorës, i cili do studjohej gjithashtu për ta kthyer me gaz (shenim i autorit: ai me letra është me gaz) brenda 1 viti.

Ajo që dihet tani është se terminali i gazit të lëngshëm për tu instaluar aty është më kapacitet gjigand prej 5 miliard m3, pushtim total i detit, ajrit dhe tokës, dhe që nga Vlora do shpërndahet gazi në gjithë Ballkanin.

Duke parë se qeveria shqiptare ishte pa asnjë lloj ndjeshmërie për Gjirin turistik të Vlorës, kompanisë amerikane “Excelerate energy”, duket ju hap oreksi për të gllabëruar shpejt e shpejt disa miliona dollare.

Si rrjedhoj e betejës globale për objektivat e ndryshimeve klimatike në Europë filluan të mbylleshin shumë rubineta të fitimeve kolosale të kompanive të naftës e gazit, që çoi në rritje të çmimit të energjisë. Shtetet me qeveri me papërgjegjshmëri ndaj objektivave globale, si Shqipëria mbeten lehtë preh e kompanive të naftës, që ato të vazhdojnë me maksimalizim e fitimeve të tyre.

Në Dhjetor 2021me VKM 757 (që nuk gjëndet e publikuar) shoqërisë KESH sh.a. i jepet e drejta të marrë me qira asete gjeneruese termike të energjisë, të shkëmbejë/depozitojë apo të kryejë transaksione shitblerjeje në tregun e lirë.

KESH, me zell të madh a me frikë të madhe kur publikon në 5 Janar (shihni si bëhen gjërat e “mëdha” në ditë festash) kërkesën për shprehje interesi për gjenerues termik shton kriterin që të jetë në Vlorë dhe që të jetë i lundueshem.

Gjoja në tender u paraqitën 2 kompani, por kompania jo fituese nuk ishte “e fortë” në det, si Excelerate, që u shpall fituese më 18 Shkurt 2022.

Edhe pse me VKM 584, 8.10.2021 emergjenca mbaronte më 15 Prill 2022, Balluku u bë e gjallë të jepte lajmin se kontrata për instalimin e barxhave (ajo i quajti 2 anije) në Vlorë u përfundua më 5 Prill 2022.

Nga media ndërkombëtare u mësua se më 25 Prill 2022 Excelerate Energy kishte blerë në Bangladesh për 15 mijë USD barxhat, që kishin punuar atje për 20 vjet, deri në vitin 2018. ( https://ëëë.thedailystar.net/business/economy/neës/khulna-poëer-sell-110më-plant-3011761?fbclid=IëAR0ËYëRëhr_CjR03VzlRiVaBFxHJkfC6fhx5B7JmVEBpfuLTlEUtaj7F09c)

Kujtojmë që më 15 Prill kishte përfunduar emergjenca. Qeveria u kujtua për këtë dhe 4 ditë më pas miraton vedimin për shtyrjen e emergjencës deri në fund të vitit.

Sot në 2 vjetorin e nënshkrimit të shkatërrimit të Vlorës është më emergjente se kurrë që të reagohet, së pari vetë Qeveria, e nëse jo populli për të mos lejuar shkatërrimin e Vlorës turistike dhe varfëruar shqiptarët për interesa të oligarkisë botrore të naftës.