SOLARi në Novosel djeg HECin në Kalivaç
Në një takim ditë më parë organizuar nga Konfindustria në Përmet, Agim Bregasi, drejtor i politikave energjitike në Ministri të Energjisë dhe Ifrastrukturës( MEI), bashkpunëtor dhe qëndrestar i vendosur në badërtinë më të madhe të natyrës Shqiptare shkaktuar nga lumi koncesioneve mbi cdo lum e përrua të këtij vendi, pyetjes se si është situate me konçesionin e kërkuar për të ndërtuar impjantin e madh fotovoltaik me kapacitet 55 MW në Novosel tha se nuk dinte gjë.
Nuk ka Shqiptar të interesuar sadopak për problemet e energjisë në vend të mos dijë se në MEI kanë vërshuar vitin e fundit kërkesa të shumta për të ndërtuar impjante fotovoltaike në Shqipëri, dhe që në këtë mori kërkesash, kryesisht me kapacitet rreth 2 MW udhëheq ai i Novoselës me kapacitet 50 MW.
Mosdija e z. Agim është thjesht fshehja e alternativave, qartazi konkuruese, për të justifikuar dhënien e koncesionit të HEC Kalivaçit, që dikush mund ta quajë korrupsion të njërit apo tjetrit, por e parë dhe në perespektivë është një krim shtetëror. Është krim shtetëror se ndërhyn duke shkatëruar një ekosistem brenda të cilit jetojnë dhe do të vazhdojnë të jetojnë në shekuj mijra banorë. Në kohën e sotme dhe në të ardhmen ruajtja e këtij ekosistem është e paçmueshme, duke konsideruar edhe shërbimet e mëdha në rritje që jep uji ne komunitet. Dhe ndërhyrja nuk përligjet kursesi me intersin publik.
Nevoja për energji mund të sigurohet me mënyra alternative me ndikim të papëfillshëm në mjedis. Kështu në rastin konkret vetëm pak km më poshë në rrjedhjen e Vjosës mund ti hapet rrugë projektit të kërkuar të impiantit fotovoltaik të Novoselës, i projektuar mbi tokë të kripur, të papërshtatshme për bujqësi, në vend të përmbytjes të mbi 50 hektarëve tokë bujqësore e pyll në Kalivaç.
Tashmë ka rënë dhe argumenti se energjia diellore është e shtrenjtë. Mjafton për këtë dhe fluksi i lartë i kërkesave për të investuar në energjinë diellore. Virusi i përfitimeve të mëdha nëpërmjet sekser-koncesioneve të HECeve hedhur në ambjentin e koruptuar të vendit prej 2008 duket është vital akoma.
Koncesioni për HEC të Kalivaçit që është miratuar së fundmi kushton 125. 3 milion euro, pa TVSH dhe ka një kapacitet të instaluar prej 111 MW, pra një kosto thjesht ekonomike për njësi prej 1.13 -1.35 ( me TVSH) milion euro për 1 MW, ndërkohë qe impianti fotovoltaik kushton 71.7 milion euro me një kosto për njësi prej 1.3 milion euro për 1 MW. Nëse llogaria bëhet duke kalkuluar dhe prodhimin më të madh të energjisë prej impiantit fotovoltaik në periudhën e verës, kur çmimi i energjisë është më i madh, e më tej duke konsideruar paksimin e ndjeshëm të rreshjeve dhe shpërndarjen më të çregullt gjatë vitit të tyre në vitet e ardhshme një vëmëndje qeveritare do ti bëhej barierë cdo ndërhyrje në Vjosë, pa llogaritur efektin e një strategjie kombëtare për të shmangur epideminë që vazhdon me HECe. Është krim shtetëror se lejon ndërhyrjen e rëndë në ekosistem pa një vlerësim strategjik mjedisor, që është dhe detyrim ligjor.
Një mekanizëm që do të mund të shmangte këtë krim shtetëror është edhe “bashkëqeverisja me qytetarët”. Nëse ky mekanizëm funksionon krimi do mbetej në tentativë.