Shkencëtari bën bukë me maja 4.500 vjeçare, habitet nga shija

Shkencëtari bën bukë me maja 4.500 vjeçare, habitet nga shija

Shkencëtari Seamus Blackley, pati mundësinë të piqte bukë duke përdorur një maja 4.500-vjeçare që u gjet në vazo të lashta egjiptiane. Sipas Blackley, buka e asaj kohe është shumë më e mirë se sot. “Të përsërisnim të njëjtën bukë që egjiptianët e lashtë e prodhuan mijëra vjet më parë nuk ishte e lehtë”, tha fizikanti.

Për të prodhuar maja cilësor, është e nevojshme të lihet jashtë një përzierje mielli dhe uji në mënyrë që të mund të mbledhë mikrobe dhe baktere nga ambienti i tij përreth. Por mjedisi ynë ka pësuar ndryshime të rëndësishme që nga kohërat e lashta; Mikrobet e sotme ajrore janë të ndryshme nga ato të 4500 vjet më parë, që do të thotë se edhe maja moderne është e ndryshme, madje edhe maja natyrale.

“Ideja ishte të krijojmë një brumë me përbërësit e njëjtë të saktë të përdorur 4500 vjet më parë,” shpjegoi Blackley. “Aroma e kësaj majeje është e ndryshme nga çdo gjë që kam provuar ndonjëherë.”

Fatkeqësisht, për të gatuar brumin, Blackley u detyrua të përdorë mjete moderne gatimi. Por ai shpreson të bëjë një eksperiment tjetër, duke përdorur një furrë me dru terrakota si ato të përdorura nga egjiptianët e lashtë.

“Aroma dhe shija janë të jashtëzakonshme. Jam i entuziazmuar, ” shkroi në rrjetin social Blackley pasi shijoi bukën e vjetër. “Kjo është e pabesueshme dhe jam i habitur që eksperimenti funksionoi”.

b.b/dita