Sheshi i Flamurit, shqiptarët dhe arkitekti i huaj.

Të bën të ndihesh keq që vulën për përmisimin e sheshit të Flamurit e vendos një i huaj, qoftë ky edhe më i famshmi në Botë.
Shqipëria ka ndër dekada një plejadë arkitektësh e artistësh shumë të aftë, që mund të prodhojnë vepra artistike me nivel të lartë.
Nëse bëhet sot një pyetje tek Këshillimi Kombëtar i Ramës për Sheshin e Flamurit midis versionit të arktektit belg dhe versionit sic ishte, me shumë gjasa version i arkitektit të famshëm belg do merrte një përgjigje, që do ta bënte atë të ndihej më keq seç ndihen shqiptarët sot me projektin e tij.
Pse? E para, në këto 30 vjet është hedhur kaq shumë beton në vend, saqë është toksike të pranohet hedhja e betonit edhe në mes të sheshit të flamurit.
E dyta, Edhe në këto 32 vjet që është sulmuar çdo vepër e periudhës së diktaturës, arkitektura dhe monumenti i Pavarësisë nuk është sulmuar asnjëherë. Shqiptarët janë në paqe të plotë me këtë shesh.
E treta, vetë vlonjatët të parët dhe kushdo që ka kaluar në Shesh të Flamurit ka urryer kullën shumëkatëshe të ngritur në shesh. Edhe Edi Rama është shprehur publikisht për shëmbjen kateve të ndërtesës aty dhe as që i ka shkuar ndërmend të ngrihen kollona betoni në mes të sheshit, si një parking në mes të tij, duke lëvizur që aty 4 topat simbolik të historisë.
Pse u dorzua Edi Rama? A thua se e magjepsën volumet e betonit të presantuara të arkitektit belg? Apo është thjesht cështje parash?
Tash ka plot sheshe dhe njolla (njolla betoni, kryesisht në Tiranë) që do mbajnë vulën e Edi Ramës.
Edi Rama duhet të lërë që Sheshi Flamurit të mbaj vulën e shqiptarve, ku bën pjesë edhe i jati Kristaq Rama.