Sensibilitet i vecantë në Parlamentin Europian për HECet në Shqipëri.

Më 7 mars, lumenjtë e Ballkanit morën shumë vëmendje në Parlamentin Europian në ngjarjen “Ruaj lumenjte e Ballkanit: Rezistenca ndaj hidrocentraleve në Ballkan dhe Shqipëri”, organizuar nga Grupi Parlamentar “E Majta e Bashkuar Europiane / E majta e Gjelber Nordike “(GUE / NGL).
Njerëzit nga i gjithë Ballkani, dhe sidomos nga Shqipëria, ngriten shqetësimet e tyre për ekspansionin e hidrocentraleve dhe nevojën për t’i dhënë fund shtimit te tyre. Për këtë qëllim, u presantua Eko-Masterplan për Lumenjtë Ballkanik me zonat e “No-Go” për çdo zhvillim të ardhshëm të hidrocentraleve.Gjithashtu theksua se një cvendosje e plotë në politikën e energjisë është e nevojshëme në rajon, larg nga hidrocentralet drejt burimeve të vërteta të gjelbra të energjisë, siç është energjia diellore.
Ne takim pati mbeshtetje nga eurodeputeti Knut Fleckenstein, S & D (Raportuesi i Raportit të Parlamentit Europian për Shqipërinë) dhe eurodeputeti Eduard Kukan, PPE (Kryetar i Komisionit Parlamentar të BE-Serbi SA), i cili theksoi rëndësinë e rishikimit të strategjisë energjetike për rajonin dhe zvogëlimin e varësive prej HEC-eve ne mënyrë që të ruhen lumenjtë e çmuar të Ballkanit edhe për brezat e ardhshëm.
Tani varet nga BE që të miratojë Eco-Masterplanin për Lumenjtë Ballkanik presantuar nga Cornelia Wieser (Riverwatch) dhe Theresa Schiller (EuroNatur) dhe të veprojë në përputhje me presantimin.
Marrë nga: Riverwatch