Rrëshqitja nga inceneratorët tek landfillet

Rrëshqitja nga inceneratorët tek landfillet

Inceneratoret (ose me mirë ideatoret dhe zbatuesit e tyre) e kryen funksionin për sigurimin e financimit të 3 koncesioneve (Elbasan, Fier, Tiranë), pjesa dermuese tashmë me finacime të egzekutuara nga buxheti i shtetit. Në përmbushjen e misionit qindra milion eurosh të inceneratorëve ka meritë të madhe “lojtari”, apo “ekipi”, deri tani anonim (SPAK mund të gjej lojtarin apo ekipin) qe bëri lëvizjen inteligjente duke ndërtuar siincenratorin e Elbasanit, që mahniti të madh e të vogël, se si ditën e inagurimit digjte plehra dhe leshonte një tym të bardhë, si të ishte fabrikë cokollatash. Që prej asaj kohe inceneratori i Elbasanit nuk nxjerr tym fare, por ai qëndron atje, “madhështor”. Herë pas here shkojnë grupe të ndryshme për ta vizituar e për të dëgjuar ciceronin, që i flet vizitorëve se sa modern është.

Tashmë është në process procedura de fakto e nisur në vitin 2016 ku u miratua nga qeveria ndërtimi dhe shfrytëzim i impiantit me rikuperim te energjisë, duke e hequr termin incenerator dhe duke fiksuar shfrytëzimin e impiantit per 25 vjet, nga 7 vjet që ishte në kontratën koncesionare. Qysh në kontratën koncesionare, ku nuk mund të mos përmëndej inceneratori, objekti është shkruar thjesht për mirëmbajtje të inceneratorit jo për djegje të mbetjeve dhe prodhim energjie. Gjithashtu në kontratën koncesionare termi impiant shpjegohet si termo-impiant (incinerator) ose impiant (domethënë jo incenerator) i ndërtuar nga koncesionari ne vendin e caktuar nga Bashkia. Pra sot nuk kemi dhe nuk do kemi incinerator, as nesër, por thjesht një impiant që nuk inceneron, një impiant me kosto disa herë më të vogël se inceneratori, por që mund të prodhoj energji. Dhe ky është një lajm shumë i mirë për mjedisin dhe për shëndetin e banorëve, sidomos ata që jetojnë pranë këtyre impianteve.

Numuri 2 i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Znj Ornela Cuci tha një të vërtetë të madhe, në emisionin Top Talk më dt 21 Janar 2021. Ajo tha: “..disa i quajnë inceneratorë, por nuk janë të tillë”. Ajo është i pari autoritet qeveritar që guxon e thotë këtë. Pra, inceneratori i Elbasanit i ndërtuar, i Fierit në ndërtim dhe i Tiranës që do ndërtohet nuk janë inceneratorë. Një gjë është e qartë si drita e diellit, se paratë e dhënë nga Qeveria janë për ndërtim inceneratorësh, me fuqi të instaluar të energjisë elektrike nga 2.85 MW në incinerator të Elbasanit, 3.85 MW në atë të Fierit dhe 15.4 MW në atë të Tiranës. Qytetarët po paguajnë dhe do paguajnë në vitet në vazhdim sikur të jenë inceneratorë, që prodhojnë energji elektrike. Kështu qytetarët (në Tiranë) po paguajnë tani dhe do paguajnë (dhe në Fier e Elbasan) për disa dhjetëvjecarrreth 2 herë  më shumë para për menaxhimin e mbetjeve, si rrjedhoj e diferencës së investimit të një inceneratori dhe një landfilli, që është mënyra evidente si po trajtohen mbetjet.

Të nesërmen e këtij prononcimi që nuk kemi të bëjmë me inceneratorë prej znj. Cuci botohet një artikull nga mjeku, ish ministër socialist Gjergj Koja, për incinerator të Tiranës, ku flet për “mrekullinë” e landfillit në Sharrë dhe gjoja incenrator të Tiranës, që sipas tij, do filloj të ndërtohet. Ai shkruan: “Qytetarët nuk duan tia dinë sa Euro për ton kushton incenerimi i mbetjeve, por duan të mos përfundojnë më dyerve të spitaleve…..”. Dhe z. Gjergji, duke tentuar që të unifikoj landfillin me inceneratorin kalon cdo kufi të servilizmit intelektual tek shkruan: “Ja pse mrekullia qe ka ndodhur në Sharre po i mundëson shëndetit të njerezve rrugëtimin nga ferri në parajsë!”

Për dijeni të qytetarëve që nuk kanë asnjë shanc ta shohin landfillin, madje dhe shumica e gazetarëve që nuk kanë mundur të shohin “mrekullinë” duhet ta dinë se ajo që ndodh aty është deri tani thuajse e njëjta që ka qënë më parë, por me një kapsulim më të shpejtë e më cilësor dhe me një mbjellje me jonxhë pas mbulimit të mbetjeve. Gazi që del nga landfilli nuk grumbullohet, por shkon i gjithë në atmosferë. Ujrat e ndotura të landfillit nuk trajtohen në impiant të përpunimit dhe përfundojnë në Erzen. Nuk ka vecim të plastikës e mbetjeve të tjera që janë të riciklueshme dhe cdo gjë shkon në landfill, sic ka ndodhur gjithnjë, madje më keq se më parë mblidhej plastika dhe shkonte për riciklim. Ah, po. Është investuar në krijimin e një miniparku me kafshë të bukura, lepuj, kuaj, sorkadhe e një liqen me shelgje, me peshq, pata etj, ku përfundojnë vizitorët special, si puna e Z. Koja.

Diferencën e madhe të cmimit të trajtimit me landfill dhe me incinerator e “ezauroi” z. Koja që tha se qytetarët nuk duan tia dinë sa Euro për ton kushton incenerimi i mbetjeve. Problemi ka mbetur si të ezaurohet cështja që sipas koncesioneve duhet të prodhohen qindra milion këh energji elektrike, gati sa HECi i Shkopetit? Ky prodhim energjie, thuajse nuk egziston dhe nuk mund të egzistoj, pasi kostoja e inceneratorëve të koncesioneve aprovuar nga qeveria shqiptare është disa herë më e vogël se kostoja në tregun ndërkombëtar të inceneratorëve me prodhim energjie (WtE), prandaj dhe Cuci thotë nuk janë inceneratorë.

Duhet që të sajohet dicka sikur prodhohet energji, ose të prodhohet sado pak energji brenda rrethimit të landfillit, ku janë edhe ca ndërtime, gjoja incenerator.

Në diskutime me inceneratorët egziston dhe alibija se mosprodhimi i energjise elektrike vjen nga që Enti Rregullator i Energjise (ERE) nuk ka aprovuar cmimin e blerjes së energjisë. Së fundmi ERE vendosi të fillojë procedurat për caktimin e cmimit, por ajo nuk mund të caktoj cmimin për inceneratorët, që kanë kapacitet të instaluar mbi 2 MW, ajo do caktoj cmim, sipas ligjit për impiante që prodhojnë energji nga pjesa e biodegradueshme e mbetjeve të ngurta, që do të thotë nga mbetjet organike, jo nga plastikat, që janë lënda kryesore për djegjen në incinerator. Duke qënë se koncesionet e inceneratorëve në Shqipëri menaxhojnë dhe landfillet, koncesionarët do përpiqen të sajojnë një impiant që të mund të prodhoj energji, ndoshta dhe elektrike nga gazrat qe nxjerrin landfillet, pas një përpunimi të tyre. Kështu koncesionarët (koncesionari) morrën paratë publike për investimin për incenerator dhe do marrin paratë nga qytetarët edhe për 25 vjet me koston e llogaritur për incenerator, ndërsa kemi dhe do të kemi vetëm landfill, në të cilin akomodimi i mbetjeve është me kosto drastikisht më të ulët.