Në fillim të Majit, të këtij viti, kur të gjitha kamerat ishin ne çadrën e “Republikës së re” në boulevard, në Ministrinë e Energjisë u prodhua në heshtje mediatike një lajm i madh, që mund të konsiderohet dita e fillimit të revolucionit fotovoltaik në Shqipëri. Ministri i Energjise dhe Industrise, Damian Gjiknuri dhe Kryetari i Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH) për- Shqipërinë, Matteo Colangeli nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) me qëllim të stimulimit të investimeve të shëndosha në prodhimin e energjisë diellore. Nënshkruar nga BERZHi, që mban përgjegjësi të madhe si financues kryesor për investimin e gabuar të TEC të Vlorës, kjo marrveshje ka një domethënie të madhe. Kjo marrveshje konfirmon trendin e zhvillimit të burime të energjisë në funksion të trendit global, tashmë e bwrë e rëndësishme edhe në axhendwn e BERZH, duke e shkëputur qeverinë Shqiptare nga plane TECesh dhe HECesh, që jo vetëm janë alternative të 1 shekulli më parë, por në kohën e sotme të provuara në Shqipëri, si alternativa korrupsioni. Flitet për investime për impjante diellore që minimalisht mund të shkojnë 500 milion euro dhe kapaciteti i instaluar rreth 800 MW, që do të thotë shtesë kapaciteti me 50% të kapacitetit të sotëm Hidro që ka Shqipëria. Dhe koha e realizimit mund të jetë e shpejtë, objektivi është viti 2020. I parë ky objektiv edhe në kushtet dhe problemet e ardhura nga thatësira e këtij viti fillimi i instalimit të energjisë diellore, i parë në trendin botëror të uljes së shpejtë të kostos së impjanteve fotovoltaike, tashmë me kosto të barabartë ose më të ulët se burimet konvencionale të prodhimit të energjisë, nuk mund të ketë asnjë bazë penguese, nga askush për progres të shpejtë në investime në energjië diellore.

Zbatimi i udhërrëfyesit të Memorandumit të Mirëkuptimit do të rrisë ndjeshëm atraktivitetin e investimeve në prodhimin e energjisë diellore në vend, duke zvogëluar kështu mbështetjen e Shqipërisë ndaj hidrocentraleve dhe importeve të energjisë.

Gjiknuri theksoi se “Energjia diellore mund të jetë gjithashtu një zgjidhje strategjike për të reduktuar varësinë nga importi dhe përmirëson jo vetëm sigurinë e furnizimit me energji, por edhe sigurinë makroekonomike dhe politike të vendit”.

Kërkesat kanë vërshuar tashmë në Ministri të Enegjisë. Nuk ka vështirësi për gjetjen e tokave improduktive që mund të ishin dhe një burim i mirë të ardhurash për pronarët e tokave, që smund të prodhojnë gjë prej tyre, si psh tokat bujqësore të kripura në bregdet.

Investimi në energjinë diellore është edhe një zgjidhje e kërkuar dhe nga shoqëria civile, për të shmangur barbarinë me natyrën e biodiversitetin prej qindra HECeve , për anullimin e HECeve në zonat e mbrojtura ( si në Valbonë e gjetkë), e për të hequr dorë përfundimisht nga ndërtimi i digave në Vjosë, në të vetmin lumë të egër në Europë, e për tja lënë atë ta gëzojnë komunitet që jetojnë në luginën e Vjosës prej shekujsh.

Sa për TEC të Vlorës BERZH mund minimalisht të bëj dicka, për të korigjuar bashkëfajësinë në ndërtimin e tij. Të bëj një projekt e të mbuloj kostot e cmontimit e cvendosjes së tij prej plazhit më të bukur të bregdetit ranor të Shqipwrisë, për nuk di se ku, ose dërgimit për skrap.

Jemi në kohë revolucioni dhe përmbysja është pjesë e revolucionit.