Remont e tendera pa punuar, vjedhje e pa ndaluar
“Pavarësisht se harxhon miliona lekë në vit, impianti i trajtimit të mbetjeve në Elbasan kalon nga remonti në remont në mungesë transparence..” (Reporter.al, 9 Shkurt 2024).
Shqetësimi për mungesën e transparencës për remontet do ishte lehtësisht i kapërcyeshëm nëse puna në inceneratorin e Elbasanit do vijonte normalisht të digjte mbetjet e të prodhonte energji me ndotje brenda standarteve.
Shqetësimi i madh është se inceneratori I Elbasanit nuk ka punuar, nuk punon dhe nuk mund të punoj dhe remonti është një instrument që vjedhja me të të vazhdoj.
Transparnca nuk duhet për remontet, por duhet Qeveria e Bashkia ti thonë publikut se Inceneratori i Elbasanit nuk mund të punoj dhe duhet të shkoj për skrap dhe çdo tender është thjesht një vjedhje e shtuar.
Pse është vjedhje?. Shumë e thjeshtë.
Zhdoganimi i inceneratorit të Elbasanit rezulton 7 milion EUR, ndërkohë një incenerator (tipi ËtE – që prodhon energji nga mbetjet) me kapacitetin e atij të Elbasanit kushton (kushtonte) në tregun ndërkombëtar afro 50 milion EUR. Pra, kjo që është në Elbasan është një grumbullim elementësh të montuar që ngjan shumë si incenerator, pr nuk është i tillë. Dhe kjo ngjashmëri e madhe duhej që më pas të justifikohej vjedhja me inceneratorët e Fierit e të Tiranës. Fatkeqësisht hajdutëve edhe pse vjedhje e trashë po i funksonon.
Për hir të shmangjes së një emergjence të vërtetë prej mbetjeve në vend pikërisht duhet të ndalen tenderat për remont dhe të rishikohet menaxhimi i mbetjeve, minimalisht sipas ligjit egzistues të vitit 2011.
SPAK nuk duhet të mbetet tek procedurat dhe abuzimet fiskale, por duhet të gjej autorët që çojnë në vendimmarrje me dëm të madh ekonomik-mjedisor me ose pa dashje.
Sëmundja e remontit dhe tenderave për remont nuk është vetëm tek inceneratorët. Tash të gjithë kemi dëgjuar për remontin e TECit lundrues në Vlorë që u kontraktua 2 vjet më parë për emergjencë të energjisë.
Në fillim të javës shpallet tenderi për furnizim me naftë të rëndë, në sasinë që duhet për të ndezur TECin lundrues, që ka 1 vit e gjusëm më remont pa punuar asnjë ditë, që si inceneratori I Elbasanit, sa të nxjerrë një ditë tym të zi dhe do hyj prap në “remont”. Vitin e kaluar u bë një tender për thellimin e detit dhe fluturuan ca miliona, duke djegur edhe një pjesë të pyllit të Sodës.
Por keto miliona janë vetëm aperitiv i 70 milion $, që kalojnë tek një pronar i panjojtur, sapo të filloj “remonti”, pas inagurimit, si inangurimi i TECit të Elbasanit në vitin 2017, por këtë rradhë “inagurimi” do bëhet nga ministria e financave, e pregatitur nga KESH dhe Ministria e Infrastrukturës e Energjisë.
Në remont permanent, pa punuar asnjë ditë, prej 15 vitesh është dhe TECi i Vlorës, që gjithashtu duhet transparencë e të pranohet që është për skrap e të ndalohet vjedhja e përditshme. Sigurisht dikush duhet të përgjigjet edhe për milionat e vjedhura me TEC të Vlorës.
Nëse nuk ka një transperencë për këto “remonte”, të tjera “remonte” e vjedhje të stërmëdha do kemi.
Natyrisht nuk është vetëm SPAK, që do duhet të merret me vjedhjet nëpërmjet “remonteve”, por së pari vetë i gjithë spektri politik duhet të bëj remont të vërtetë të vehtvehtes, që të jetë në gjëndje të shmang remonentet që gjenerojnë vjedhje të mëdha.
Me shume:
https://mjedisi.al/inceneratoret-dhe-pergjegjsia-e-qeverise-rama/