Referendum: Teatri i Ri Kombëtar apo Teatri Kombëtar i rindërtuar
A mund të thotë kush se cili do të ishte vullneti i qytetarëve të vendit për Teatrin Kombëtar, të bëhet një Teatër i Ri apo të rindërtohet Teatri Kombëtar siç ishte, aty ku ishte. Qytetarët e këtij vendi janë të ndarë në këtë çështje. Kjo fare mirë mund të zgjidhet me një referendum, që qytetarët të votojnë. Është fjala për Teatrin Kombëtar. Një Teatër i Ri Kombëtar mund të ndërtohet diku tjetër me një arkitekturë të bukur të zgjedhur nga një garë me arkitektë vendas, thjesht, pasi është një institucion kombëtar dhe arkitekë të mirë ka plot treva shqiptare. Kurse Teatri Kombëtar, po thjesht, duhet rindërtuar ashtu siç ishte dhe ku ishte.
Është e llogjikshme që Teatri që do ndërtohet, sipas lajmit të fundit, do të marri shtesën “I Ri”, se një ndërtesë tjetër po aty nuk mund të quhet Teatër Kombëtar, se është tallje me kujtesën e një kombi. Dhe në rast se ndodh brezat e rinj apo turistët do të pyesin se ku ndodhet Teatri (i vjetër) Kombëtar. E shëmbi Qeveria, do thotë ciceroni. Dhe narrativa do të vazhdonte me rrënim kreditesh kombëtare.
Element tjetër që kërkon përgjegjesi referenadare është çmimi i Teatrit në situatën që ndodhet Shqipëria, ku me shumën prej 4.8 miliad Lek, jo vetëm shqiptarët do kishin të rindërtuar Teatrin Kombëtar, që ndoshta mund të kushtoj vetëm 1 miliard Lek, por do të mund të financoheshin shumë nevoja të tjera, madje dhe emergjente të vendit.
E fundit. A i ka shkuar ndonjëherë në mëndje Edi Ramës dhe Erjon Veliajt se populli vlerëson edhe faljen? Një falje për shëmbjen e Teatrit dhe pranimin e opsionit të alternativës të rindëritmit të Teatrit Kombëtar siç ishte dhe ku ishte ka shumë të ngjarë të mirëpritet nga qytetarët dhe kjo mund të ishte edhe një kredo e shtur politike për ta. Shko në referendum.