Rebelim: HECet e vegjël , gllabërues të mëdhej të pasurisë së Shqiptarve.
Pasuria më e madhe e Shqiptarve është mjedisi. Pasuri e çmuar e lakmuar , e sulmuar ndër shekuj nga të katër anët. Sulmi më i madh barbar mjedisit i është bërë në dekadën e fundit, nga vetë “prijësit” e Shqiptarve, të cilët kanë firmosur barbarizmën më të paparë të natyrës Shqiptare, nëpërmjet dhënies së koncesioneve të rrëmbimit të ujit të thuajse gjithë lumenjve e përrenjve të vendit, të shkatrrimit të jetës së gjallë në territorret më vitale të vendit.
Sot konfirmohet zyrtrisht nga Kontroll i Lartë i Shtetit, se pikërisht nga grabitqarët e ujit është bërë një zhvatje masive e xhepave të varfër të qytetarve me një vlerë prej 123 milion Euro. Nëse shton këtu dhe rreth 30 milion Euro në vit subvension nga shteti për grabitqarët e ujit, si dhe duke imagjinuar dhe humbjet kolosale të shkatërrimit të pasurive që ofrohen nga ekosistemet lumore të vendit, qytetarët kanë të drejtë të rebelohen. Dukshëm, rebelimi i parë duhet drejtuar ndaj “prijsave” të kësaj barbarie.