Raporti për Shqipërinë i KE-së 2019 — oh sa mirë, oh sa keq.

Raporti për Shqipërinë i KE-së 2019 — oh sa mirë, oh sa keq.

Në raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë të vitit 2019 evidentohen vecmas 2 vlerësime, njëri prej të cilëve krejt pozitiv, që do të marrë pa fund orë televizive dhe faqe të tëra të shkruara dhe një tjetër krejt negativ, që mund të kaloj në heshtje.

Është padyshim vlerësim për Shqipërinë kur thuhet në raport që është bërë progres i mirë në reformën në drejtësi, që pa dyshim është gjërësisht e pranuar si jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e vendit. Në raport citohet “Progres i mirë është bërë, veçanërisht nëpërmjet zbatimit të mëtejshëm të reformave të gjëra të përcaktuara të drejtësisë dhe vazhdimin e rezultateve të prekshme të procesit të vetingut”. Dhe togfjalëshi “progres i mirë” është shumë i rrallë në raportet për Shqipërinë në gjithë këto vite.

Dhe vjen në kapitullin 27, për mjedisin dhe ndryshimet klimatike, një vlerësim që është vërtet shqetësues, jo vetëm se paraqitet si i tillë në raport. Aty shkruhet “Ndërtimi i një incineratori në Elbasan dhe fillimi i procedurave për ndërtimin e dy incineratorëve të tjerë në Tiranë dhe Fier paraqesin shqetësime në lidhje me pajtueshmërinë me direktivën e BE-së për mbetjet, parimin e hierarkisë së menaxhimit të mbetjeve, sipas të cilit opsioni me djegje është më i pakti i preferuar dhe me objektivat e BE-së për riciklimin”. Ky shqetësim është shumë problematik, pasi nëse nuk vlerësohet tani për tu shmangur si i tillë, ky lloj shqetësimi mbetet i pariparueshëm për më shumë se 30 vjet Pra nëse nuk eliminohet tani për të paktën 30 vjet do të kompromentohej zbatimi i shumë direktivave të tjera, përvec direktivës së mbetjeve, e mbi të gjitha do cënoj rëndë shëndeti i popullsisë, sidomos për rreth incineratorëve, nga ndotja kumulative dhe shumë e rrezikshme që këta incinerator do të krijojnë.

Korrik 2016

Në protestën para Kuvendit kur u iniciua reforma në drejtësi në Korrik 2016 në sloganin e tyre aktivistët e AKIP patën shpalosur sloganin “Jo plehra në Shqipëri, Po reformës në drejtësi”. Incineratorët nuk janë gjë tjetër vecse konfirmim se shqetësimi për plehrat në Shqipëri mbetet shqetësim permanent në dekadad e ardhshme me impakt të drejtpërdrejt negativ në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.