Rama: Vjosën do ta kthejmë në Park Kombëtar. Vërtet?
Kështu tha Rama sot në Përmet në vijim të fushatës zgjedhore. Por ndryshe nga 4 vjet më parë shtoi: “E gjithë pjesa lart do të jetë e mbrojtur komplet, nuk do ketë asnjë ndërhyrje.” Po pjesa posht- lind menjëherë pyetja- tash me ndjeshmërinë e madhe kombëtare dhe ndërkombëtare që ka marrë cështja e Vjosës?. Por menjeherë në vijim Rama thotë: “Po definojmë projektin për Parkun e Madh Kombëtar të Vjosës” Vini re shtohet fjala “ i madh”
Përpara interpretimit të shprehjes së Ramës, ja vlen të përmendim se cfare i tha Ramës në takim përfaqësuesi i Shoqatës “Rafting Vjosa”: “ Sot kemi një kapacitet prej 100 personash në xhiro, që është një rritje kolosale në aspektin e pajisjeve dhe të investimeve. Nëse në vitin e parë kemi bërë 100 persona në gjithë sezonin, deri tani kemi shkuar në 2500 në këtë sezon, pas 4 viteve. Shumë njerëz kanë filluar vijnë që nga Gjermania apo Holanda për ta vizuara Shqipërinë nëpërmjet nesh”. “Rafting Vjosa” do duhet ti kujtonte Ramës se në Vjosë nuk mund të bëhet më rafting në Kanionin e Lengaricës, një nga vendet më të bukura për këtë sport, për shkak të devijimit të lumit në tuba e tunel për 7 km sipas lejes konfirmuar prej tij, për një HEC aty, që natyrisht është aty jo për të ndricuar Përmetin.
Jo. Nuk është e nevojshme të bëjmë interpretim cfarë tha Rama, ndoshta ai mund të artikulohet më qartë në ditë e ardhshme në ndonjë debat të mundshëm, por të shohim cfarë do bëj Rama, pasi si kryeministër ai mund të marri vendime ne cdo kohë. Dhe që Vjosa të bëhet Park Kombëtar Edi Rama duhet të anulloj thirrjen për tender për HEC të Kalivacit. Ai duhet, para tendareve, të kryej një vlerësim strategjik mjedisor për gjithë luginën e Vjosës, ku të jetë the alternativa 0 ndërtime HECesh se mund të dali që duke u mbështetur tek 2 kollonat kryesore të ekonomisë shqiptare, bujqësinë e turizmin, kjo alternative 0 ndërtime të jetë më e mira për banorët e luginës së Vjosës dhe gjithë Shqipërisë. Nëse zbritet pak më poshtë duhet anulluar letrat arbitrare për HEC të Pocem, jo vetëm pse letrat janë bërë keq, po fare keq, por edhe për hir të Parkut Kombëtar të Vjosës. Dhe meqënëse jemi në fushatë do ishte mirë që Rama të bëj dhe një takim me banorët e Kutës, të cilët përmbyten nga HEC i Pocemit.
Nuk mund të mos përmendet dhe një fakt të konfirmuar nga shumë natyralistë europian, që pjesa e poshtëme e Vjosës dhe më saktësish pjesa e gjarpërimeve nga Memaliaj deri Selenicë, atje ku janë HECet “e avntazhuar” konsiderohet dhe pjesa më e bukur e Vjosës.