Rama në Fier: PPP e RRR

Rama ne Verri , 9 Mars 2019
Në kronikën e vetëpregatitur nga Rama tek vizitonte punimet në incinerator shumëkush do te mbaj mend gjatë belbezinet e Rames: “PPP e RRR “.
Në momentin që dëgjova PPP me vehte po thoshja: përralla, përalla, përalla por Rama e kish fjalën sigurisht për partneritetin publik privat, që në fakt në rastin e incineratorëve ato janë vërtet një përallë, por një përallë e frikshme.
Ushtarët e tij i treguan përallën e incineratorit që bën të mira për gjithë popullin e Fierit dhe Rama e ritregoj përallën në një mënyrë më tërheqse duke treguar dhe si të “këqijtë” janë përpjekur të përzënë impiantin ( nuk e thotë incinerator, se e di negativitetin që kanë njerëzitpër të ). Vecse Rama duhet ta fillonte përallën qysh nga incineratori i Elbasanit, që ai nuk e zë më në gojë. Dhe ushtarët e tij asnjë nuk e zë më në gojë. Ka një të vërtetë të madhe në këtë mes. Ai nuk punon. Ai mund të punoj vetëm nëse importohen plehra.
Por kur dëgjova RRR mu kujtua Redukto-Ripërdor-Riciklo, që jo vetë është një formulë e mirënjohur në Botë (Reduce-Reuse-Recycle), por është edhe në ligjin Shqiptar e fiksuar si hijerarki e menaxhimt të mbetjeve.
Dhe po e mbyll me një pyetje për lexuesin: A e keni dëgjuar të paktën një herë z. Rama të flasi për RICIKLIM, që e lakoi në të gjitha rasat, kur donte të miratonte ligjin e importit të plehrave?
Dhe një lutje për z. Rama: A mund të na dërgosh ndonjë ushtar tëndin, qoftë dhe një të vetëm, të bëjmë ndonjë dialog në publik, se mbase ju japim ju mundësinë për të hequr dorë nga monologu për dramën e plehrave dhe incineratorin në rolin kryesor të kësaj drame të shkruar ( nga kush?) ?